TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbyllja e strukturave paralele konsiderohen se u bë duke mosrespektuar procedurat penale

Mbyllja e strukturave paralele nga ana e Policisë së Kosovës, pa autorizim të Prokurorisë, vlerësohet se tregon mungesën e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve. E si ndërhyrje në drejtësi, u cilësua reagimi i Ministres së Drejtësisë ndaj Prokurorit të Shtetit, që njoftoi mospërfshirjen e tyre në aksionin e së mërkurës të Policisë.

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
0 1
A A

Mbyllja e institucioneve paralele serbe të mërkurën nga ana e Policisë së Kosovës, sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, u bë pa autorizimin e saj.

Një situatë e tillë, vlerësohet se shpërfaq mungesën e komunikimit mes këtyre dy institucioneve.

“Konfirmon një problem thelbësor të moskomunikimit në mes dy institucioneve kushtetuese, që është shumë shqetësuese sepse përballë çdo dukurie devijante, përballë çdo pretendimi për vepër penale apo përballë çdo organizimi eventual kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, institucionet e vendit duhet të reagojnë si një trup i vetëm dhe vetëm sipas autorizimeve kushtetuese dhe ligjore që janë përcaktuara”, ka thënë Valdet Hoxha, ish- hetues policor.

Përpos mungesës së komunikimit, veprimet e së mërkurës  konsiderohen se nuk janë bërë në përputhje të plotë me atë se si përcaktohet në procedurën penale.

“Është praktikë në procedurë penale që Policia çfarëdo hetimi që bën, apo çfarëdo bastisje që realizon, apo çfarëdo aksioni që zhvillon lidhur me çështje të krimit të organizuar ose të krimeve tjera penale, këto do duhej që paraprakisht të mirrej aprovimi apo konsultimi i Prokurorit të Shtetit. Megjithatë, pavarësisht natyrës së veprimeve që janë ndërmarrë, do duhej që Policia e Shtetit fillimisht të merrte një urdhër apo një aprovim nga Prokurori i Shtetit, për bastisjen dhe mbylljen e institucioneve paralele”, ka thënë Vullnet Bugaqku nga KDI

Reagimin e Prokurorisë për mospërshirjen e saj në aksionin për mbylljen e institucioneve paralele, e kritikoi ministrja Haxhiu.

“Ministri Sveçla dhe Policia, u la vet nga prokuroria. Ata thanë që ne s’kemi dorë në mbylljen e këtyre strukturave paralele. Ata prokorurë që nuk guxojnë, le të shkojnë. Sepse vendi i tyre nuk është në prokurori”, tha Haxhiu

E deklarata të tilla, po quhen si ndërhyrje në drejtësi.

“Ndërhyrje në mënyrë flagrante dhe të drejtpërdrejt në pavarësinë e institucionit të Prokurorit të Shtetit. Për shkak se asnjë qytetar, asnjë politikan, asnjë person që mbanë pushtet ekzekutiv, në këtë rast Ministrja e Drejtësisë, nuk i lejohet që të ndërhyjë apo të komentojë”, ka thënë Vullnet Bugaqku nga KDI

Si veprime të pakoordinuara dhe që do duhej të zgjidheshin me dialog, e quajti SHBA-ja, mbylljen e strukturave paralele nga Policia e Kosovës.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: I jemi drejtuar Kushtetueses që të mos e pranojë ankesën e Listës Serbe

Mesazhi i Kushtetueses sipas Krasniqit: Jashtë Listës Serbe, zgjedhja e nënkryetarit është e pamundur

Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV: Zëri i tij, i rëndësishëm për paqen dhe unitetin në botë

Gazetari gjerman replikon ndaj Presidencës së Kosovës: 30 vite raportim për figura të fuqishme – dhe tani…

Prokuroria e Pejës nis hetime për manipulim votash, intervistohen komisionerë në Deçan e Junik

Prokuroria e Pejës nis hetime për manipulim votash, intervistohen komisionerë në Deçan e Junik

Koalicioni që zgjati 24 ditë, merr fund bashkëpunimi LVV – LDK në Mitrovicë- Peci: kërkuan shumë

Koalicioni që zgjati 24 ditë, merr fund bashkëpunimi LVV – LDK në Mitrovicë- Peci: kërkuan shumë

Zyrtare: Ndeshja Drenica-Llapi luhet në Malishevë

Zyrtare: Ndeshja Drenica-Llapi luhet në Malishevë

Krasniqi: I jemi drejtuar Kushtetueses që të mos e pranojë ankesën e Listës Serbe

Mesazhi i Kushtetueses sipas Krasniqit: Jashtë Listës Serbe, zgjedhja e nënkryetarit është e pamundur

Ballkani përforcohet me Nikprelajn nga Deçiqi i Malit të Zi

Ballkani përforcohet me Nikprelajn nga Deçiqi i Malit të Zi

Korenica shënon te Cluj për të tretën ndeshje rresht

Korenica shënon te Cluj për të tretën ndeshje rresht

Vedat Muriqi në garë të ngushtë me Kane e Mbappe për Këpucën e Artë

Vedat Muriqi në garë të ngushtë me Kane e Mbappe për Këpucën e Artë

Komiteti Paralimpik nënshkruan marrëveshje me Federatën e Triathlonit – Triathloni kosovar drejt Los Angeles 2028

Komiteti Paralimpik nënshkruan marrëveshje me Federatën e Triathlonit – Triathloni kosovar drejt Los Angeles 2028

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën