TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kadiu: Refuzimi i Serbisë për t’u takuar në Bruksel, refuzim për të zbardhur të vërtetën e fatit të të pagjeturve

by teve1
2 vjet ago
3
A A
Kadiu: Refuzimi i Serbisë për t’u takuar në Bruksel, refuzim për të zbardhur të vërtetën e fatit të të pagjeturve

Këshilltari i zëvendëskryeministrit, Klisman Kadiu e ka quajtur refuzim të Serbisë për të zbardhur të vërtetën e fatit të të pagjeturve, refuzimin e Serbisë për t’u takuar në Bruksel në kuadër të Komisionit të Përbashkët për të pagjeturit.

Sipas Kadiut Serbia nuk është e gatshme të përballet me të vërtetën e saj historike, krimet e barbaritetin e së kaluarës, për sa kohë që siç është shprehur ai ‘është e njëjta kastë politike që vazhdon të udhëheqë me vendin’.

Ai tutje për TËVË1 ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta dënojë më fuqishëm e zëshëm mungesën e ecjes përpara me këtë çështje për shkak të destruktivitetit të Serbisë.

“Fatkeqësisht Serbia vijon ta politizojë çështjen e personave të zhdukur me dhunë, e ta instrumentalizojë atë për të fshehur të vërtetën mbi fatin e të pagjeturve. Kjo është çështje humanitare që ka nevojë për adresim urgjent. Refuzimi për t’u takuar dje në Bruksel në kuadër të Komisionit të Përbashkët, është refuzim i Serbisë për të zbardhur të vërtetën e fatit të të pagjeturve. Sepse Serbia nuk është e gatshme të përballet me të vërtetën e saj historike, krimet e barbaritetin e së kaluarës, për sa kohë është e njëjta kastë politike që vazhdon të udhëheqë me vendin. Bashkimi Evropian duhet ta dënojë më fuqishëm e zëshëm mungesën e ecjes përpara me këtë çështje për shkak të destruktivitetit të Serbisë”, ka thënë Kadiu për Tëvë1.

Ndryshe, takimi i parë i Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit, i planifikuar të mbahej të mërkurën në Bruksel, dështoi të mbahej pasi që delegacioni i Serbisë refuzoi të marrë pjesë, në shenjë proteste pas aksionit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të Serbisë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Kurti po humb kohë me oferta të vogla, duhet të jetë më aktiv për zgjidhjen e krizës

Spahiu: Kurti po humb kohë me oferta të vogla, duhet të jetë më aktiv për zgjidhjen e krizës

Haziri:LDK-ja e voton me vota të plota një kandidat politik të saj për president

Haziri:LDK-ja e voton me vota të plota një kandidat politik të saj për president

Haziri për rikthimin e Osmanit në LDK: Partia tregoi tolerancë dhe mirëkuptim

Haziri për rikthimin e Osmanit në LDK: Partia tregoi tolerancë dhe mirëkuptim

​“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët

“Info Nata”- 10.09.2026

“Info Nata”- 10.09.2026

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

Tre të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për drogë, armëmbajtje dhe manipulim të provave

Tre të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për drogë, armëmbajtje dhe manipulim të provave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën