TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Vuçiq si ministër i Millosheviqit e arsyetonte masakrën e Reçakut, sot si president e mohon

by TËVË 1
2 vjet ago
4
A A
Osmani: Vuçiq si ministër i Millosheviqit e arsyetonte masakrën e Reçakut, sot si president e mohon

Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani në Akademinë përkujtimore për masakrën e Reçakut ka thënë se në Reçak, 26 vjet më parë u ndeshën njerëzorja dhe mizorja.

Presidentja Osmani tha se Reçaku nuk është vetëm një tragjedi që lidhet më këtë fshat dhe banorët e tij, por një dëshmi e vuajtjeve të gjata të popullit shqiptar.

“Në një ditë të zymtë të janarit 99-të 45 banorë të Reçakut ndër të cilët burra, gra e të moshuar u masakruan nga regjimi gjenocidal i Serbisë duke shpërfaqur kështu fytyrën e egër të gjenocidit dhe shtypjes. Reçaku nuk është vetëm një tragjedi që lidhet vetëm më këtë fshat dhe banorët e tij, por një dëshmi e vuajtjeve të gjata të popullit tonë i cili kërkonte dhe luftonte për liri dhe për të drejtën në ekzistencë”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, pamjet e asaj masakre tronditën botën dhe prekën ndërgjegjen ndërkombëtare e mobilizuan diplomacinë.

“Ai dëshmoi para botës atë që e pa me sytë e tij. Mizoritë e paimagjinueshme të cilat regjimi gjenocidal serb i kreu mbi popullsinë e pa mbrojtur shqiptare këtu në Reçak dhe ku do në Kosovë. Sot ambasadori Walker i cili është në mesin tonë mbetet një simbol i ndërgjegjes njerëzore dhe i drejtësisë ndërkombëtare, ndaj edhe kisha nderin që në tetor të viti të kaluar ta dekoroja atë me medaljen presidenciale të lirisë në emër të popullit të Republikës së sonë. Fjalët e thëna me vendosmërinë nga ambasadori Walker, tronditën opinion publik ndërkombëtar dhe ishin thirrje për veprim të menjëhershëm”, ka theksuar presidentja.

Presidentja Osmani tha se kur njerëzit e Reçakut masakroheshin në Serbi, propagandën për arsyetimin e masakrave të tilla e bënte ministri për Informacionin me emrin Aleksandër Vuçiq, ndërsa sot “nën petkun e presidentit të Serbisë, vazhdon ta mohojë masakrën e Reçakut”.

“Në kohën kur njerëzit në Reçak masakroheshin, në Serbi propagandën për arsyetimin e masakrave të tilla e bënte ministri për Informacionin, me emrin Aleksandar Vuçiq. Sot po i njëjti, nën petkun e presidentit të Serbisë, vazhdon ta mohojë masakrën e Reçakut. E mohon atë që bota e pa me sytë e vetë, e quan Millosheviqin njeri të madh me qëllime të mira. Si propagandues që është, në njërën anë flet për paqe e në anën tjetër dërgon forcat e veta paramilitare terroriste për ta sulmuar Kosovën. Por, sikurse në vitet ’90 njësoj edhe sot Kosova ka djem dhe vajza që i dalin zot atdheut dhe e mbrojnë çdo pëllëmbë të tij”, ka thënë Osmani.

Tags: masakra e reçkutSerbiaVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkodra vlerëson se kriza në LDK do të thellohet pas Kuvendit të jashtëzakonshëm

Shkodra vlerëson se kriza në LDK do të thellohet pas Kuvendit të jashtëzakonshëm

Haxhiu: Përmbushja e përgjegjësive të Kosovës për anëtarësim në BE të vlerësohet sipas standardeve të vendeve të tjera

Haxhiu: Përmbushja e përgjegjësive të Kosovës për anëtarësim në BE të vlerësohet sipas standardeve të vendeve të tjera

Maloku: Kurti e ka parë se duhet kompromis, por për 6 vjet nuk kontribuoi që t’i gjenden partnerë në ditët e vështira

Maloku: Kurti e ka parë se duhet kompromis, por për 6 vjet nuk kontribuoi që t’i gjenden partnerë në ditët e vështira

Kraki: Lajmi për marrëveshje me LDK-në nuk është i vërtetë

Mërgimtarja thotë se ju vodhën 94 mijë franga, nuk ka të arrestuar

Shkodra vlerëson se kriza në LDK do të thellohet pas Kuvendit të jashtëzakonshëm

Shkodra vlerëson se kriza në LDK do të thellohet pas Kuvendit të jashtëzakonshëm

SHBA nis raundin e gjashtë të sulmeve ajrore kundër Iranit

SHBA nis raundin e gjashtë të sulmeve ajrore kundër Iranit

Haxhiu: Përmbushja e përgjegjësive të Kosovës për anëtarësim në BE të vlerësohet sipas standardeve të vendeve të tjera

Haxhiu: Përmbushja e përgjegjësive të Kosovës për anëtarësim në BE të vlerësohet sipas standardeve të vendeve të tjera

Maloku: Kurti e ka parë se duhet kompromis, por për 6 vjet nuk kontribuoi që t’i gjenden partnerë në ditët e vështira

Maloku: Kurti e ka parë se duhet kompromis, por për 6 vjet nuk kontribuoi që t’i gjenden partnerë në ditët e vështira

Kraki: Lajmi për marrëveshje me LDK-në nuk është i vërtetë

Mërgimtarja thotë se ju vodhën 94 mijë franga, nuk ka të arrestuar

Kraki: Lajmi për marrëveshje me LDK-në nuk është i vërtetë

Ish-ushtari i UÇK-së që iu vranë 9 anëtarë të familjes: Nuk na frikësojnë deklaratat e ministres serbe

Kraki: Lajmi për marrëveshje me LDK-në nuk është i vërtetë

Dy javë pa gjurmë -familja e Xhafer Raçit kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën