TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lutfiu: Pasivizimi i adresave, goditje e rëndë për shqiptarët në Preshevë

by teve1
1 vit ago
1
A A
Lutfiu: Pasivizimi i adresave, goditje e rëndë për shqiptarët në Preshevë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka thënë se pasivizimi i adresave të shqiptarëve të Luginës është një proces i njohur ndërkombëtarisht si proces selektiv i spastrimit etnik.

Sipas Lutfiut ky proces është një goditje e rëndë për shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët siç është shprehur në momentin që migrojnë përballen me këtë gjë.

“Pasivizimi i adresave është një fenomen apo një goditje e cila me njëfarë mënyre po e realizon goditjen e fundit ndaj komunitetit tonë, pra pasivizimi i adresave është tashmë i njohur ndërkombëtarisht si proces selektiv i cili po bën spastrim etnik. Si rezultat i këtij procesi shqiptarët në Medvegjë janë defaktorizu nga jeta publike, tashmë target i shtetit janë shqiptarët në Komunën e Bujanocit dhe ky proces normalisht që është një goditje jashtëzakonisht e rëndë për shqiptarët e Luginës së Preshevës sepse shqiptarët e Luginës në momentin kur po emigrojnë për shkak të mungesës së perspektivës atëhere atyre po iu pasivizohen adresat”, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari”, në Tëvë1.

Ai më tej ka shtuar se është i bindur që për këtë lloj diskriminimi duhet të vazhdojnë rrugën e reagimit përmes aksioneve simbolike dhe protestave.

“Unë besoj se ne duhet të vazhdojmë këtë rrugë të reagimit, ne vazhdimisht i kemi raportuar faktorit ndërkombëtar për çdo lloj diskriminimi me të cilin jemi përballur, por tashmë e kemi parë të arsyeshme që pakënaqësitë tona ti shprehim edhe në rrugë. Kemi realizuar tri protesta vitin e kaluar, në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, kemi zhvilluar disa aksione para institucioneve të cilat në mënyrë direkte shkelin të drejtat e njeriut, edhe normalisht jam i bindur që kjo është rrugë e cila duhet të ndiqet dhe aksione të tilla duhet ti bashkojnë edhe qytetarët e tjerë, sepse nuk ka familje shqiptare në vendin tonë e cila në një mënyrë apo në një tjetër nuk është prekur nga ky lloj i diskriminimit”, ka shtuar Lutfiu.

Shqiptarët në Luginën e Preshevës të martën kanë realizuar një aksion simbolik para stacionit policor dhe gjykatës themelore në Bujanoc, në shenjë proteste kundër diskriminimit dhe padrejtësisë së autoriteteve të Serbisë kundër komunitetit shqiptar.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës me aksion simbolik kundër diskriminimit serb

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dugolli: Fitorja jonë më 7 qershor do të jetë më e madhe se e 28 dhjetorit

Dugolli: Fitorja jonë më 7 qershor do të jetë më e madhe se e 28 dhjetorit

Dugolli: Lushtaku sfidoi shtetin, qëndroi një orë në lokal pas incidentit – duhej të arrestohej

Dugolli: Lushtaku sfidoi shtetin, qëndroi një orë në lokal pas incidentit – duhej të arrestohej

Gërvalla: I kishim votat për kryetarin e Kuvendit, opozita s’na lejuan të kalojmë në pikat tjera

Gërvalla publikon të dhënat e raportit: Kosova, e para në rajon në luftën kundër korrupsionit

Poazhri: Duke i parë reagimet, LDK është më afër shpartallimit se bashkimit

Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje babain e ministres Pirdeni

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

I plagosuri me armë zjarri në Prishtinë në gjendje të rëndë

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën