TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Presidenti Erdogan nis “Vitin e Familjes”

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Presidenti Erdogan nis “Vitin e Familjes”

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka shënuar nisjen e “Vitit të Familjes” të Turqisë të dhe shpalljen e masave për të rritur shkallën e lindjeve.

Ai duke përmendur “të vërtetën historike se një familje e fortë hap rrugën për një shtet të fortë”, Erdogan shpalosi një sërë masash financiare për të mbështetur familjet e reja.

Presidenti iu kthye temave të përmendura edhe më parë, duke përfshirë portretizimin e lëvizjes LGBTQ+ si pjesë e një komploti të huaj që synon minimin e Turqisë.

“Është përgjegjësia jonë e përbashkët të mbrojmë fëmijët dhe të rinjtë tanë nga tendencat e dëmshme dhe ideologjitë perverse. Tendencat kulturore neoliberale po i kalojnë kufijtë dhe po depërtojnë në të gjitha anët e botës,” tha ai para një auditori në Ankara. “Ato gjithashtu çojnë në fitimin e terrenit për lëvizjen LGBT dhe lëvizje të tjera.

“Targeti i politikave të neutralizimit gjinor, në të cilat përdoret LGBT, është familja. Kritikat ndaj LGBT-së heshtin menjëherë, ashtu si kritikat legjitime ndaj Sionizmit. Kushdo që mbron natyrën dhe familjen i nënshtrohet një shtypjeje të rënde.”

Paradat e krenarisë janë ndaluar që nga viti 2015, dhe ata që kërkojnë të marrin pjesë përballen me gaz lotsjellës dhe barrikada policore. Ndërkohë, vitet e fundit,mitingjet kundër LGBT+ kanë pranuar mbështetje shtetërore, raporton AP.

Duke iu kthyer rënies “alarmante” të shkallës së rritjes së popullsisë, Erdogan tha se Turqia po “humbte gjak” dhe kujtoi kërkesën e tij të vitit 2007 që familjet të kenë të paktën tre fëmijë.

Presidenti gjithashtu vuri në dukje se njerëzit që martohen më vonë në jetë dhe rritja e shkallës së divorcit si shkaqe për shqetësim. Norma vjetore e rritjes së popullsisë së Turqisë ra nga 2.53% në 2015 në 0.23% vitin e kaluar.

“Nëse nuk marrim masat e nevojshme, problemi do të arrijë në nivele të pariparueshme. Në një mjedis të tillë, humbja e popullsisë është e pashmangshme”, shtoi ai.

Për të luftuar kërcënimin ndaj familjes, Erdogan zbuloi politika të tilla si huatë pa interes për të sapomartuarit; shtesa monetare e përmirësuar për prindërit e fëmijëve të porsalindur; mbështetje financiare, këshilluese dhe strehimore për të inkurajuar familjet e reja; dhe kujdesi falas ose me kosto të ulët për fëmijët.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryetari i Presidencës së BeH në OKB: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia është i papranueshëm, RS kërcënon paqen

Kryetari i Presidencës së BeH në OKB: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia është i papranueshëm, RS kërcënon paqen

Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 73-të

Vijon në ditën e 115-të protesta në Tiranë

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Përgjegjës për aferat kriminale të Vlora Hysenit

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Përgjegjës për aferat kriminale të Vlora Hysenit

Fillon protesta në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Jo në emrin tim”, dita e 8-të e protestës vazhdon sonte në Prishtinë

Çfarë ndodh tani pas nismës së PDK-së rreth ligjit për Specialen?

Çfarë ndodh tani pas nismës së PDK-së rreth ligjit për Specialen?

Aktivizimi i semaforëve bllokon rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

Aktivizimi i semaforëve bllokon rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

Kurti takon të dërguarën britanike për Ballkanin, diskutojnë për marrëdhënien Kosovë – Serbi dhe rrugën euroatlantike

Kurti takon të dërguarën britanike për Ballkanin, diskutojnë për marrëdhënien Kosovë – Serbi dhe rrugën euroatlantike

Personi që vdiq në Pejë, Inspektorati i Punës: Viktima nuk ishte punëtor – ngjarja nuk lidhet me vendin e punës

Një person lëndohet derisa ishte duke punuar në Prizren, rasti po hetohet

Gjendet një mjet shpërthyes në Prizren, intervenon FSK-ja

Dy persona gjenden pa shenja jete në dy vende të ndryshme në Gjilan, policia heton rastet

“Prej këtij momenti punimet janë të ndaluara”- Inspektorati i Punës me kontrolle të rrepta për sigurinë në punë

Inspektorati ndalon përkohësisht punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Mitrovicë dhe Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën