Ambasada amerikane në Kosovë ka thënë se ka mirëpritur fillimi e fushatës zgjedhore në Kosovë.
Në një postim në Facebook thuhet se “me presim që partitë politike dhe institucionet demokratike të Kosovës të përmbushin traditat e tyre të forta demokratike.
“Zgjedhjet e lira, të drejta dhe transparente janë themeli i demokracisë dhe ne presim që të gjithë pjesëmarrësit të respektojnë sundimin e ligjit dhe proceset demokratike”, thuhet në njoftim.