TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Si të pini më shumë ujë edhe në dimër?

by teve1
1 vit ago
0
A A
Si të pini më shumë ujë edhe në dimër?

Në dimër është më e vështirë të ndieni etje, sepse pengues bëhet i ftohti dhe mungesa e djersitjes; pra ndiheni më shumë të uritur sesa të etur për ujë. Por ndërkohë, organizmi ynë ka gjithmonë nevojë për të marrë një hidratim korrekt e për të ruajtur një ekuilibër perfekt psikofizik.

Ndaj, strategjia korrekte është parandalimi i dehidratimit, duke e luftuar më parë se ai të shfaqë sinjalet e tij (të cilat gjatë sezonit të verës janë më delikate). Në fakt, dehidratimi fillon të ndodhë më përpara se të shfaqen simptomat: lëkura e thatë dhe e tërhequr, mungesa e mukozës në gjuhë, dhimbje koke, dobësi ose edhe një humor të keq.

Për të mbajtur një nivel optimal hidratimi, është e nevojshme të pini pak, por shpesh dhe të mos harroni se uji gjendet edhe në disa ushqime të cilat mund t’iu hidratojnë duke i ngrënë, përveçse duke pirë.

Planifikoni rutinën tuaj të ujit

Pirja e një gotë uji, nuk është gjithmonë e thjeshtë, sidomos nëse nuk keni etje. Kur jashtë shtëpisë bie shi dhe bën ftohtë, kur jeni poshtë batanijes, është e vështirë që gjesti i parë spontan të jetë ai i pirjes së një gote ujë.

Por megjithatë, të pirit ujë mbetet gjithmonë kurë bukurie dhe mirëqenieje. Për të pirë më shumë ujë edhe në dimër, duke favorizuar pastrimin e organizmit nga toksinat, është e dobishme të planifikoni një lloj rutine dehidratimi, madje duke e vënë edhe në agjendë se kur dhe sa të pini. Pra, ujin duhet ta pini me kohë dhe sasi të përcaktuar.

Ujë edhe me çajet bimore pastruese

Nëse temperaturat zbresin nën zero, është e lehtë të përfshiheni nga “goditjet” e urisë së papritur: është njolloj sikur trupi ynë të kërkonte më shumë kalori për të luftuar të ftohtin. Dhe efektivisht mund të jetë e nevojshme të shtoni ndonjë kalori më shumë, nëse kaloni shumë orë jashtë. Por një zgjidhje e mirë për të shoqëruar leximin e një libri të mirë, ose për të bërë pak pushim në ambientin e punës, është të pini sa më shumë çaje.

Një pije e nxehtë është vërtet e shëndetshme, sepse siguron ujë shtesë për organizmin, pastron, eliminon toksinat dhe shmang problemin e mbajtjes së ujit. Për sa u përket çajeve, çdolloj ka të mirat e veta.

Shije, shumë ujë dhe pak kalori

Darka perfekte për netët dimërore është supa, në çdo varietet të saj të shëndetshëm. Supa është një nga ato pjata, e cila është në gjendje të bashkojë ushqyerjen e shëndetshme dhe hidratimin në një zgjidhje të shijshme. Të darkoni duke ngrënë një supë me drithëra, është një nga pikat më themelore për një dietë pastruese.

Pra, duke qenë se supa është tepër e shëndetshme, këshillohet të përdorni shumë perime, e sidomos ato në ngjyrë të gjelbër, të bardhë dhe portokalli.

Një shtrydhëse, fantazi, fruta dhe perime

Sezoni i dimrit sjell me vete edhe një suficit me ushqime të yndyrshme dhe kalorike, vështirë për t’u tretur dhe të pashmangshme në disa periudha festive. Për t’i lejuar organizmit të “marrë veten” pas tejngopjeve me ushqime jo të shëndetshme dhe pirjes së shumtë të alkoolit, është mirë që në dietën javore, të përfshini edhe fruta ose perime të shtrydhura në frulator (shtrydhëse), multiminerale dhe hidratuese.

Kjo gjë është e mundshme edhe në dimër, madje është e këshillueshme edhe për të parandaluar ftohjen, gripin dhe sëmundje të tjera të sezonit. Për t’u zgjedhur janë frutat dhe perimet e shtrydhura me efekt pastrues, me shumë përmbajtje uji; bashkoni perimet me gjethe të gjelbra dhe frutat me ngjyrë portokalli dhe të kuqe. Rezultatet do të jenë një organizëm i hidratuar, një lëkurë e shkëlqyeshme dhe e nxirë, një siluetë e hollë dhe pa celulit.

Ujë me shegë, antiplakje

Pra, edhe një herë, si mund të pini më shumë ujë në dimër? E thjeshtë! Përzieni ujin me lëngje natyrale frutash. Që, fruta e shegës është një ilaç i vërtetë, tashmë kjo gjë dihet. Por më pak i njohur është fakti i vetisë së kokrrave të kuqe të kësaj frute kur përzihet me ujin mineral; përftohet një pije me aromë të mirë, me shumë vitamina dhe me efekt antiplakje.

Pirja e ujit të “përzier”, është një zgjidhje perfekte për të shijuar një aperitiv të shëndetshëm edhe në verë, duke marrë të gjitha mineralet ushqyese dhe esenciale. /Telegrafi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrathët e errët nën sy, kur janë normale dhe kur fshehin një problem shëndetësor?

Rrathët e errët nën sy, kur janë normale dhe kur fshehin një problem shëndetësor?

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur merrni vitaminë C dhe D së bashku?

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur merrni vitaminë C dhe D së bashku?

Pagjumësia mund të jetë një shenjë paralajmëruese e hershme e sëmundjes së Alzheimerit

Pagjumësia mund të jetë një shenjë paralajmëruese e hershme e sëmundjes së Alzheimerit

Si duhet të ekspozohemi në diell pa e rrezikuar shëndetin tonë?

Si duhet të ekspozohemi në diell pa e rrezikuar shëndetin tonë?

Spahiu: Konflikti Kurti–Osmani e ka inkurajuar opozitën, por mund të digjet

Spahiu: Konflikti Kurti–Osmani e ka inkurajuar opozitën, por mund të digjet

“Info Nata”- 16.03.2026

“Info Nata”- 16.03.2026

“Matrix”- 16.03.2026

“Matrix”- 16.03.2026

Borë e shi, parashikimi i motit për nesër

Borë e shi, parashikimi i motit për nesër

Mustafa: Në QKUK mungojnë stentat, Kurti merret me plane për zgjedhje

Mustafa: Në QKUK mungojnë stentat, Kurti merret me plane për zgjedhje

Kosova shpëtoi boshnjakët nga Lindja e Mesme, shteti i tyre i braktisi: Kosova e tregon si funksionon një shtet – Bosnja dështoi

Kosova shpëtoi boshnjakët nga Lindja e Mesme, shteti i tyre i braktisi: Kosova e tregon si funksionon një shtet – Bosnja dështoi

Ende asnjë i dënuar  – 22 vjet nga mbytja e tre fëmijëve në Lumin Ibër

Ende asnjë i dënuar – 22 vjet nga mbytja e tre fëmijëve në Lumin Ibër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën