TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Maqedonci: Kërcënimi serb ndaj Kosovës s’ka përfunduar

by tëvë1
1 vit ago
3
A A
Maqedonci: Nuk kam informacion se Kosova ka marrë ofertë për anëtarësim të përshpejtuar në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se kërcënimi serb ndaj Kosovës nuk ka përfunduar.

Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Albin Kurti të disa ditëve më parë, Maqedonci theksoi se sulmi në Banjskë i 24 shtatorit 2023 dhe ai ndaj infrastrukturës kritike më 29 nëntor të vitit të kaluar, nuk priten të jenë të fundit sulme ndaj Kosovës.

“Dua të sqaroj opinionin publik, edhe në Shqipëri, veçanërisht shqiptarët e Republikës së Kosovës është fakt që Ushtria e Kosovës, Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë janë të përgatitura që të përballen me çdo sfidë dhe kërcënim që synon të cenojë sovranitetin, integritetin territorial por edhe jetën e qytetarëve.Është thënë edhe nga kryeministri edhe nga unë shumë herë që kërcënimi dhe rreziku nuk ka përfunduar vetëm me tentativën e aneksimit të territorit tonë më 24 shtator, 2023 dhe as me sulmin terrorist kundër infrastrukturës kritike më 29 nëntor të vitit të kaluar”, u shpreh Maqedonci në një intervistë në studion e RTSH24.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës shpjegoi se kërcënimet që i kanosen Kosovës vijnë prej qasjes hegjemoniste dhe agresive të Serbisë.

Sipas tij, përderisa Serbia mban në Kushtetutën e saj Republikën e Kosovës si pjesë territoriale të saj, atëherë kjo tregon se çfarë synimesh ka Beogradi si në aspektin politik por edhe në fushën e sigurisë.

Ai vuri në dukje se Serbia vijon të mbrojë grupin që kreun sulmin në Banjskë (24 shtator, 2023) dhe faktori ndërkombëtar sipas tij, nuk ka ushtruar presion që Beogradi t’i ekstradojë drejt Kosovës.

“Rreziku dhe kërcënimi mbetet, përderisa mbetet qasja hegjemoniste dhe agresive e politikës serbe në raport jo vetëm me Republikën e Kosovës por edhe fqinjët e tjerë, përderisa Serbia mban në Kushtetutën e saj Republikën e Kosovës si pjesë territoriale të saj. Kjo nënkupton që është bazamenti i gjithë problemit, aspekti politik që Serbia ka në raport me fqinjët veçanërisht me Republikën e Kosovës.

Në aspektin e sigurisë e shohim gjithnjë kërcënim dhe rrezik faktin që grupi që tentoi aneksimin e territorit tonë në 24 shtator 2023 dhe që vijon të zhvillojë aktivitete kundër Kosovës mbetet i lirë në Serbi, i pandëshkuar dhe ka pasur një mungesë të presionit ndërkombëtar për të dhënë përgjegjësi dhe për ta ekstraduar këtë grup në Kosovë”, theksoi ai.

Tags: kercenimi nga SerbiaMaqedonci
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për “vrasje të rëndë” në Prishtinë

Kurti: LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon presidentin

Kurti konfirmon kontaktet me LDK-në për presidentin: Jemi në komunikim

27 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt

27 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt

Kurti: Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë është vlerë historike dhe pasuri shoqërore

Kurti: Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë është vlerë historike dhe pasuri shoqërore

DISTRIA KRASNIQI NË FINALE TË EVROPIANIT TË XHUDOS

DISTRIA KRASNIQI NË FINALE TË EVROPIANIT TË XHUDOS

Detaje nga vdekja 19-vjeçares shqiptares në Greqi, si u braktis nga miqtë në hyrjen e hotelit

Detaje nga vdekja 19-vjeçares shqiptares në Greqi, si u braktis nga miqtë në hyrjen e hotelit

“Mesditë”- 16.04.2026

“Mesditë”- 16.04.2026

Greva e Lufthansa shkakton anulimin e qindra fluturimeve në mbarë Gjermaninë

Greva e Lufthansa shkakton anulimin e qindra fluturimeve në mbarë Gjermaninë

Sulmet ajrore izraelite në Liban vrasin 11 persona, përfshirë fëmijë

Sulmet ajrore izraelite në Liban vrasin 11 persona, përfshirë fëmijë

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për “vrasje të rëndë” në Prishtinë

Kurti: LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon presidentin

Kurti konfirmon kontaktet me LDK-në për presidentin: Jemi në komunikim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën