TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Republikanët në përpjekje të re për të shmangur mbylljen e Qeverisë amerikane

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Republikanët në përpjekje të re për të shmangur mbylljen e Qeverisë amerikane

Republikanët në Kongresin amerikan do të bëjnë përpjekjen e tretë për të shmangur mbylljen e Qeverisë amerikane të premten, ndonëse u kanë mbetur vetëm edhe pak orë, meqë dy përpjekjet paraprake kanë dështuar, si pasojë e ndryshimeve të minutës së fundit në legjislacion.

Përfaqësuesi republikan, Ralph Norman, u ka thënë gazetarëve se liderët partiakë planifikojnë të votojnë për një projektligj të tretë të shpenzimeve, ndonëse nuk ka ofruar më shumë hollësi.

Të tjerë kanë thënë se nuk do të tentojnë t’i bindin demokratët, mbështetja e të cilëve është e domosdoshme për të miratuar dokumentin deri në mesnatë.

“Nuk po punojmë me demokratët”, ka thënë përfaqësuesja republikane, Anna Paulina Luna, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Nëse Kongresi nuk e miraton paketën e shpenzimeve, fondet për gjithçka, nisur prej departamentit për sundim të ligjit, e deri te parqet kombëtare, do të pezullohen, dhe miliona punëtorë federalë do të jenë në pushim pa pagesë.

Autoritetet kanë paralajmëruar udhëtarët gjatë sezonit të ngarkuar të Krishtlindjeve, se mund të përballen me vonesa të gjata nëpër aeroporte.

Disa burime të Reutersit kanë thënë se Shtëpia e Bardhë i ka alarmuar agjencitë qeveritare që të përgatiten për një mbyllje të shpejtë institucionale.

Qeveria amerikane është mbyllur herën e fundit për 35 ditë, përgjatë mandatit të parë të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për shkak të disa mospajtimeve për sigurinë kufitare.

Disa media kanë raportuar se republikanët planifikojnë të zhvillojnë disa herë votime për të miratuar elementë të ndryshëm të projektligjit.

Më pas, Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë ndaras për miratim të fondeve deri në mars, për fondet për katastrofa eventuale, dhe për ndihmën për bujqit, që skadon në fund të vitit.

Ligjvënësit mund të votojnë edhe për rritje të tavanit të borxhit – një detyrë e vështirë që Trumpi dëshiron që Kongresi ta përfundojë para se të marrë zyrtarisht mandatin më 20 janar, shkruan REL.

Mospajtimet e demokratëve dhe republikanëve lidhen me ndarjet buxhetore, si dhe kërkesën për rritje të tavanit të borxhit, si dhe pas përfshirjes në diskutime online të Trumpit dhe miliarderit Elon Musk, mbështetës i fortë i presidentit në ardhje.

Trump kërkon me ngulm pezullim të tavanit të borxhit për periudhë pesëvjeçare.

Mospajtimet paraprake për tavan të borxhit patën tronditur tregjet financiare.

Tags: Qeveria amerikaneRalph Normanrepublikanët
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

Kundërshtari i Netanyahut merr mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Kundërshtari i Netanyahut merr mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën