TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Agon Myftari i bashkohet televizionit TËVË1

by TËVË 1
2 vjet ago
2
A A
Agon Myftari i bashkohet televizionit TËVË1

Regjisor i mirënjohur kosovar Agon Myftari është bërë pjesë e televizionit TËVË1. Krahas punës profesionale, ai do të jetë i angazhuar edhe  në postin e Drejtorit të Programacionit.

Agon Myftari është regjisor i brezit të ri, i diplomuar në Fakultetin e Arteve, drejtimi i Regjisë Teatrore, në Universitetin e Prishtinës në vitin 2008. Në vitin 2011, përfundoi studimet postdiplomike, duke marrë gradën “Master i Regjisë Teatrore” me temën e “Teatrit të Absurdit” dhe shfaqjen “Duke pritur Godonë” të Samuel Beckett.

Në vitin 2015, Myftari u emërua Udhëheqës Artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke drejtuar artistikisht këtë institucion për një mandat të plotë katërvjeçar. Ai ka realizuar mbi 15 produksione teatrore dhe disa shfaqje për fëmijë, duke u dalluar si një regjisor inovativ dhe vizionar.

Regjinë e parë profesionale e realizoi në vitin 2009 në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Që atëherë, ka punuar si regjisor i pavarur, duke bashkëpunuar me teatro private dhe shtetërore, brenda dhe jashtë Kosovës. Në vitin 2018, mori pjesë në laboratorin LCT Director’s Lab në New York, një program prestigjioz njëmujor për regjisorë nga e gjithë bota.

Po atë vit, shfaqja “Peer Gynti nga Kosova”, nën regjinë e tij, u prezantua në festivalin “Schöne Aussicht Festival” në Stuttgart, duke hapur rrugën për pjesëmarrjen e tij në festivale të rëndësishme teatrore në Evropë. Agon Myftari vazhdon të kontribuojë si regjisor, duke krijuar produksione bashkëkohore dhe artistikisht të guximshme, që rezonojnë me audiencat në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Krahas teatrit Agon Myftari njihet edhe për punën e tij si skenarist dhe satirist në produksione të suksesshme televizive./teve1.info/

Tags: Agon MyftariTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Publikohen pamjet e natës kritike në rastin e vrasjes së Dardan Gashit, dëshmitari pyetet për atë që shihet në video

Publikohen pamjet e natës kritike në rastin e vrasjes së Dardan Gashit, dëshmitari pyetet për atë që shihet në video

Dyshohet se sulmoi babanë e tij në Lipjan, dërgohet në psikiatri

Dyshohet se sulmoi babanë e tij në Lipjan, dërgohet në psikiatri

Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan

Vetëplagoset me armë zjarri një person në Ferizaj, dërgohet në mbajtje

Vdes aksidentalisht një fëmijë në Suharekë

Vdes një punëtor në vendin e punës në Drenas

Sot Kosova-Austria, Dardanet synojnë fitore

“Dardanet” avancojnë në ranglistën e FIFA

Tiranë: 59 protestuesve sot pritet t’u caktohen masat e sigurisë, prindërit mblidhen para gjykatës

Tiranë: 59 protestuesve sot pritet t’u caktohen masat e sigurisë, prindërit mblidhen para gjykatës

Publikohen pamjet e natës kritike në rastin e vrasjes së Dardan Gashit, dëshmitari pyetet për atë që shihet në video

Publikohen pamjet e natës kritike në rastin e vrasjes së Dardan Gashit, dëshmitari pyetet për atë që shihet në video

Dyshohet se sulmoi babanë e tij në Lipjan, dërgohet në psikiatri

Dyshohet se sulmoi babanë e tij në Lipjan, dërgohet në psikiatri

Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan

Vetëplagoset me armë zjarri një person në Ferizaj, dërgohet në mbajtje

Vdes aksidentalisht një fëmijë në Suharekë

Vdes një punëtor në vendin e punës në Drenas

O’Brennan: Serbia s’është neutrale, por aleatja më e afërt e Rusisë në Evropë

O’Brennan: Serbia s’është neutrale, por aleatja më e afërt e Rusisë në Evropë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën