TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zgjedhjet e 9 shkurtit, çfarë përmbajnë listat?

by Fetije Kamberi
11 muaj ago
0
A A
Zgjedhjet e 9 shkurtit, çfarë përmbajnë listat?

Partitë politike i kanë dorëzuar listat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit. Disa me vonesë, e të tjerat me kohë. Por që të gjitha, janë shprehur optimistë që do triumfojnë më 9 shkurt. Megjithatë analistët nuk i shohin si premtuese propozimet  e subjekteve. E në to, mungojnë disa emra të njohur në skenën politike.

Ndryshe nga viti 2021-i, listës së Vetëvendosjes i prinë, Albin Kurti, kandidat për kryeministër.

E numrin dy në këto zgjedhje sërish e ka kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Për një numër më lart ka shkuar e para e ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Për 10 vende më lart ka shkuar shefja e grupit parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusari Lila. (nga numri 18 në 8).

Por, ajo që bie në sy është mos përfshirja në  listën zgjedhore të zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi dhe ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu që në 2021-ten mbante numrin 11-të.

Se pse nuk janë pjesë, nuk kanë treguar nga Zyra e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pa përgjigje ka qenë gjatë ditës edhe ministri Liburn Aliu.

Ndryshe prej Vetëvendosjes, nga Partia Demokratike e Kosovës ka ndryshime në numrat e parë.

Nga numri katër në vitin 2021-të, Bedri Hamza tash është bartës i listës.

E numrin e Hamzës këtë vit e ka ish kandidati i kësaj partie për kryeministër, Enver Hoxhaj.

Pas Hamzës, në numrin dy është i pari i kësaj partie, Memli Krasniqi dhe e treta Vlora Çitaku.

E listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës këtë herë i prinë i pari i kësaj partie njëherit kandidati për kryeminsitër, Lumir Abdixhiku.

Në numri dy, vazhdon të jetë prapë Kujtim Shala.

Në numrin tre është Doarsa Kica Xhelili, e cila i ndau rrugët me Listën Guxo për t’iu bashkuar  LDK-së.

Numrin tre e ka marrë nga Hykmete Bajrami, që këtë herë, ka shkuar për tre numra më poshtë.

Jashtë kësaj liste, LDK-ja e ka lënë Agim Veliun nga Llapi.

Në krahasim me zgjedhjet e kaluara, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është në koalicion me Nismën që atëherë nuk e kaloi pragun.

Listës i prinë i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj që është edhe kandidati për kryeministër, e pasardhës e ka Fatmir Limajn.

Numrin tre e ka prapë deputetja nga kjo parti, Time Kadriaj.

Të gjitha partitë politike në vend pretendojnë që kandidatët e tyre në lista janë fitues të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Mirëpo skeptik për këto pritje është njohësi i çështjeve të politikës, Visar Xani.

Afati për certifikim dhe dorëzim të listës së kandidatëve për deputet ishte deri të mërkurën në orën 16:00, mirëpo disa parti nuk arritën të i dorëzojnë emrat dhe afati u shty për tetë orë, deri në mesnatë.

KQZ e arsyetoi vonesën e disa partive në vështirësinë e përdorimit të platformës online.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ulutash takohet me udhëheqësit e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, nënvizohet roli i KFOR-it në Kosovë

Ulutash takohet me udhëheqësit e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, nënvizohet roli i KFOR-it në Kosovë

Osmani takohet me Anu Pratipatin, rikonfirmon partneritetin me SHBA-të

Osmani takohet me Anu Pratipatin, rikonfirmon partneritetin me SHBA-të

PDK: Nuk do të mbështesim mandatarin e LVV-së, zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja

PDK: Nuk do të mbështesim mandatarin e LVV-së, zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja

Gucati: Kurti publikoi letrën sot për të fituar një grusht votash para balotazhit

Gucati: Kurti publikoi letrën sot për të fituar një grusht votash para balotazhit

Qeveria mbyllet për 36 ditë, amerikanët pa paga, fluturimet anulohen

KGJK: Raporti i Progresit vlerëson përkushtimin në sundimin e ligjit

KGJK: Raporti i Progresit vlerëson përkushtimin në sundimin e ligjit

Fabrika e Ferronikelit paralajmëron largime kolektive nga puna

Fabrika e Ferronikelit paralajmëron largime kolektive nga puna

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën