Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë thirrje ndaj prindërve që të kenë kujdes të shtuar gjatë kontrollit të dhuratave për fëmijët e tyre. Kjo për shkak të mundësisë së skadimit të afatit të produkteve.
Me qindra dhurata janë bërë gati
Ato po blihen që t’u dhurohen fëmijëve.
Por në prag të festave të fundvitit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë fton për kujdes të shtuar nga prindërit.
Kjo për shkak të mundësisë së skadimit të afatit të produkteve.
Se nuk ka pasur ndonjë rast të raportuar e thotë edhe Këshilli i Prindërve në Prishtinë.
Gjithsesi thirrjen për vetëdijesim nga AUV-i e vlerësojnë të duhur.
Megjithatë sipas shoqatës ‘’Konsumatori’’, AUV duhet të ketë kontroll më të rreptë për sigurinë ushqimore.
Thirrje për kontroll të datave të skadencës në produktet të cilat ndodhen në dhurata, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë edhe viteve të kaluara.