Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një fotografi bashkë me burrin e saj Prindon Sadriun, nga Parisi, ku atje po qëndrojnë për ceremoninë e hapjes së Katedrales Notre Dam.
“Me ftesë të Presidentit Macron, jemi në Paris së bashku me liderë nga mbarë bota, për ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame”.
E para e shtetit tha se Notre Dame, është një simbol i qëndrueshmërisë dhe bukurisë, që vazhdon të frymëzojë botën me historinë dhe vlerën e saj kulturore e shpirtërore.