TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bislimi në Shtëpinë e Bardhë: Serbia të ndëshkohet që të mos përsëritë sulme të tjera

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Bislimi në Shtëpinë e Bardhë: Serbia të ndëshkohet që të mos përsëritë sulme të tjera

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë nga Drejtori i lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të administratës Biden, ambasadori Michael Carpenter.

Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen ndaj Kosovës, Bislimi theksoi partneritetin, miqësinë dhe aleancën e palëkundur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në takim u bisedua mbi perspektivën e dialogut dhe rrugën përpara në normalizimin e marrëdhënieve, me theks në zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Implementimit të Ohrit, ku Kosova vazhdon të mbetet konstruktive dhe e angazhuar në proces.

“Zëvendëskryeministri Bislimi tha se edhe sulmi i fundit terrorist javën e kaluar në Varagë të Zubin Potokut në kanalin e Ibër-Lepencit, është tregues i radhës se Serbia nuk është e gatshme për normalizim të marrëdhënieve dhe fqinjësi të mirë. Ai theksoi dhe nevojën që akti i agresionit i Banjskës i shtatorit të vitit të kaluar si dhe sulmi i fundit në Ibër-Lepenc të ndëshkohen me masa konkrete, në mënyrë që të parandalohet që Serbia të përsëritë sulme të përmasave të tilla që minojnë sigurinë e vendit dhe të rajonit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Më tej, Bislimi foli për politikat nxitëse të ndërmarra nga qeveria për të mbështetur komunitetin serb në Kosovë dhe lehtësimin e integrimit të tyre./teve1.info/

​

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet të diskutohet ndarja e komisioneve parlamentare

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet të diskutohet ndarja e komisioneve parlamentare

Nis seanca për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika në Ferizaj

Nis seanca për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika në Ferizaj

Abdixhiku uron SHBA-të për 4 Korrikun: Miqësia me Amerikën është themel historik i Kosovës

Abdixhiku përkujton Afrim Bunjakun: Nuk u tërhoq, nuk u dorëzua

Sveçla: Forca e Sigurisë së Kosovës po rritet dhe po forcohet çdo ditë

Sveçla përkujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e sulmit në Banjskë: Drejtësia mbetet e paplotë

Qeveria dërgon një kontingjent të FSK-së në një operacion humanitar në Shqipëri

Policia gjen kallashnikov, mitraloza, granata dhe qindra fishekë në Pejë- FSK-ja i tërheq për t’i shkatërruar

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë të Jugut

Një person humb jetën si pasojë e një vetaksidenti

Aksident me fatalitet në Prizren, vdes drejtuesi i motoçikletës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën