TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Sulmet terroriste të Serbisë në veri frikësojnë investitorët potencialë

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
​Sulmet terroriste të Serbisë në veri frikësojnë investitorët potencialë

Sulmi terrorist ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës mund të ndikojë që vendi të shihet si i pasigurt për investime, thonë njohës të ekonomisë.

Sipas tyre, sulmet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës si dhe mungesa e stabilitetit politik mund të ndikojnë drejtpërdrejt në uljen e investimeve të huaja, por edhe vendore.

Kanali i ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, u dëmtua mbrëmjen e 29 nëntorit pas një shpërthimi të madh. Bëhet fjalë për 15 kilogramë eksploziv.

Autoritetet e Kosovës thanë se sulmi në pjesën veriore të Kosovës është kriminal dhe vjen nga bandat e orkestruara prej Beogradit.

Sipas njohësve të ekonomisë, institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin veprime të koordinuara “për të ruajtur besimin e investitorëve dhe për të garantuar një të ardhme ekonomike më të sigurt”.

Adem Qorrolli, njohës i ekonomisë, thotë për KosovaPress, se problematike mbetet çështja se si të arrihet të mbahen investimet vendore në këtë periudhë të tensioneve në veri të vendit.

“Ne e dimë që në publikimet të fundit nga organizatat e huaja, Kosova më nuk llogaritet më si vend i sigurt, për shkak të impaktit me problemin me Serbi…Investimet e huaja direkte kanë një impakt kryesor, ajo është siguria e vendit. Dhe a ka humbje, ne po e shohim dhe po e citojmë se investimet e huaja çdo ditë edhe kanë rënie, por edhe ajo që është impakt problematik është edhe investimet vendore se si të arrijmë t’i mbajmë ato, sepse impakti i problemit në veri është negativ në të bërit biznes, në rritjen e investimeve dhe në thithjen e investimeve të huaja direkte në vendin tonë”, thotë Qorrolli.

Njohësi tjetër i ekonomisë, Safet Gërxhaliu thotë për KosovaPress, se mungesa e stabilitetit politik e ka goditur Kosovën në disa aspekte.

Sipas tij, rastet e fundit që kanë ndodhur në veri, dhe kërcënimet që vinë në mënyrë të vazhdueshme, ndikojnë në largimin e investitorëve potencialë por edhe “zbehjen e interesit të investitorëve për të ardhur në Kosovë”.

“Mungesa e stabilitetit politik e ka goditur Kosovën në disa aspekte. Në rend të parë po humbet shpresa për të jetuar dhe Kosova po zmbrapset çdo ditë e më tepër, në rend të dytë sektori privat është duke u ballafaquar në mungesë të fuqisë punëtore, por në aspektin ekstrem ndodhitë në veri dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë që ka qenë maratonik dhe nuk ka gjeneruar zgjidhje po ndikon në mënyrë direkte në stagnimin ekonomik të Kosovës. Rastet e fundit që kanë ndodhur në veri dhe kërcënimet që vinë në mënyrë permanente ndikojnë në largimin e investitorëve potencial por edhe zbehjen e interesit të investitorëve për të ardhur në Kosovë”, thotë Gërxhaliu.

Ai shton se institucionet e Kosovës “duhet të kuptojnë sa i rëndësishëm është stabiliteti politik”.

“Është koha kur duhet institucionet të kuptojnë sa është i rëndësishëm stabiliteti politik, sa është i rëndësishëm koordinimi dhe partneriteti me shtetet mike, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet evropiane, sepse nëse ngufatet ekonomia atëherë shumë procese do të jenë në stagnim. Është koha kur duhet të ketë një qasje gjithëpërfshirëse, sepse mbi interesat partiake dhe politike duhet të jetë interesi shtetit”, thotë Gërxhaliu.

Kryeministri Albin Kurti tha se sulmi i 29 nëntorit ka pasur synim dëmtimin e infrastrukturës “mbase edhe më të rëndësishmen që kemi”.

Prej Ibër-Lepencit furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të Kosovës, gjithashtu Korporata Energjetike e Kosovës.

Sulmin e kanë dënuar Shtetet e Bashkuara dhe vendet e QUINT-it.

Një tjetër sulm terrorist ndodhi shtatorin e vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.

Aty, nga terroristët serbë u sulmua Policia e Kosovës dhe mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Çanak: Kurti është duke e respektuar rendin dhe  ligjin

Çanak kritikon memorandumin e Qeverisë serbe dhe Kishës për themelimin e Universitetit të Shën Savës

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

​Demokratët evropianë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb për deklaratën se policia ka të drejtë të vrasë të rinj

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën