TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bislimi: Nemanja Radivojeviq, i dyshuari për sulmet në Zveçan- krahu i djathtë i Radoiçiqit

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Bislimi: Kosova mund t’i përfitojë 882 milionë euro nga reformat e dakorduara me BE-në

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, duke komentuar distancimin e shtetit të Serbisë për shpërthimin në Ibër-Lepenc, ka thënë se Nemanja Radivojeviq është krahu i djathtë i kryeterroristit Milan Radoiçiq, i dyshuari për sulmin me granatë dore në stacionin e policisë në Zveçan para katër ditësh.

Siç thotë Bislimi, kjo tregon që edhe pse po distancohet, shteti i Serbisë vazhdon ta mbështesë dhe financojë Radoiçiqin, i cili sipas tij, po vazhdon të organizojë sulme në Kosovë.

Bislimi ka shkruar se zyrtarët serbë u patën distancuar edhe nga sulmi terrorist në Banjskë në shtator të vitit të kaluar, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Me një komunikatë të gjatë Lista Serbe u nxitua mbrëmë që të distancohet nga sulmi terrorist i eksplodimit në kanalin Ibër-Lepenc në Varagë të Zubin Potokut, kur pakçka dihej. Ministri i jashtëm serb, Marko Gjuriq, u distancua vetëm që të mund ta sulmojë Kryeministrin Albin Kurti. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot tha që nuk deshi të nxitohej në distancim të hershëm. Ndërkohë, kështu kanë thënë edhe për sulmin në Banjskë të Zveçanit kur e vranë rreshterin e policisë sonë, Afrim Bunjakun. Janë distancuar por ende e mbështesin dhe financojnë Millan Radoiçiqin i cili qarkullon nëpër Serbi dhe planifikon e organizon sulme mbi Kosovën nga ana tjetër e kufirit. Dora e djathtë e tij, Nemanja Radivojeviq – Gandi, është i dyshuari për sulmin me granatë dore në stacionin e policisë në Zveçan më 26 nëntor 2024, e që bashkë me sulmin në ndërtesën e komunës atje më 28 nëntor 2024, i paraprinë sulmit terrorist e kriminal ndaj infrastrukturës kritike që na mundëson ftohjen e termoelektranave që prodhojnë energjinë elektrike dhe furnizimin me ujë të disa komunave të Kosovës përfshirë një pjesë të kryeqytetit, Prishtinës”, ka shkruar ai në Facebook./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

BE garanton se do të vazhdojë investimet në Prishtinë, në fokus edhe Lojërat Mesdhetare 2030

BE garanton se do të vazhdojë investimet në Prishtinë, në fokus edhe Lojërat Mesdhetare 2030

Hoxha vlerëson se ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara mund të bëhet

Hoxha vlerëson se ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara mund të bëhet

Qese me narkotikë dhe telefon zbulohen në Qendrën e ndalimit në Hajvali

Qese me narkotikë dhe telefon zbulohen në Qendrën e ndalimit në Hajvali

Çmimi i naftës bie në tregje ndërkombëtare

Çmimi i naftës bie në tregje ndërkombëtare

Sulmet izraelite përshkallëzohen në të gjithë Gazën, tre persona vriten nga të shtënat e ushtrisë izraelite

Sulmet izraelite përshkallëzohen në të gjithë Gazën, tre persona vriten nga të shtënat e ushtrisë izraelite

Fenerbahçe pret rikthimin e Muriqit në stërvitje

Vedat Muriqi në formacionin e javës në Turqi

BE garanton se do të vazhdojë investimet në Prishtinë, në fokus edhe Lojërat Mesdhetare 2030

BE garanton se do të vazhdojë investimet në Prishtinë, në fokus edhe Lojërat Mesdhetare 2030

Xhaka mbetet te Zvicra edhe pas Botërorit

Xhaka nuk grumbullohet me Zvicrën, pranoi se ka falsifikuar certifikatën e vaksinimit për COVID

Hoxha vlerëson se ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara mund të bëhet

Hoxha vlerëson se ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara mund të bëhet

Qese me narkotikë dhe telefon zbulohen në Qendrën e ndalimit në Hajvali

Qese me narkotikë dhe telefon zbulohen në Qendrën e ndalimit në Hajvali

Çmimi i naftës bie në tregje ndërkombëtare

Çmimi i naftës bie në tregje ndërkombëtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën