TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbi 80% e qytetarëve janë optimist se Kosova do të bëhet pjesë e BE-së para vitit 2030

by Shpat Blakcori
1 vit ago
0
A A
Mbi 80% e qytetarëve janë optimist se Kosova do të bëhet pjesë e BE-së para vitit 2030

Në shtëpinë e Evropës në Prishtinë u mbajt një diskutim më shoqërinë civile për raportin e vitit 2024. Kosova ka akoma shumë sfida para vetes, megjithatë sipas disa anketave mbi 80% e qytetarëve janë optimist se Kosova do të bëhet pjesë e BE-së para vitit 2030.  

Të enjten në shtëpinë e Evropës në Prishtinë u mbajt një diskutim rreth raportit për Kosovën të vitit 2024, moderuar nga ambasadori i ri i BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Pjesëtarët e shoqërisë civile diskutuan për reformat e administratës publike, lirinë e shprehjes dhe të drejtat themelore.

Diplomati evropian, Aivo Orav, duke i cituar disa anketa të kryera së fundmi deklaroi se 92% e qytetarëve të Kosovës dëshirojnë të bëhen pjesë e bllokut evropian.

“Janë bërë disa anketa kohëve të fundit ku thuhet se 92% e qytetarëve të Kosovës mbështesin anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Ndërsa mbi 80% e qytetarëve besojnë se Kosova para vitit 2030 do të bëhet pjesë e BE-së”, ka deklaruar ai.

Megjithatë sipas raportit të vitit 2024, Kosova ka akoma shumë sfida para vetes.

Drejtoresha e GLPS-së, Arbesha Loxha, thotë se Kosova gjatë viteve e fundit nuk ka bërë reforma te mjaftueshme në administratën publike.

“Ne konsiderojmë që ligjet nuk janë në përputhje me principet moderne të administratës publike, por gjithashtu nuk janë as në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian për administratë publike të mirë dhe profesionale” , tha ajo.

Kurse, Jovana Radosavljeviq nga Iniciativa e re Sociale, ngriti si shqetësim mes tjerash mungesën e përfaqësimit të serbëve në institucionet e Kosovës.

“Pas daljes së serbëve nga institucionet e Kosovës tash e dy vjet, kemi pasur mungesë të përfaqësimit nga komunitetet joshumicë në nivelin qendror. Kjo është cekur tashmë në raport dhe paraqet një problem të rëndësishëm”.

Duke folur për raportin, kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, tha se siguria e gazetarëve mbetet akoma një problem shumë serioz.

Ai i përmendi sulmet fizike me të cilat janë përballur gazetarët gjatë raportimeve në pjesën veriore të vendit.

“Një problem i madh vazhdon të jetë siguria e gazetarëve të Kosovës. Në raport thuhet që viti 2023 ka qenë më i rëndi për gazetarët në 20 vitet e fundit për shkak të sulmeve që kanë ndodhur në veriun e Kosovës. Në kërkojmë nga organet e drejtësisë ta kryejnë punën e tyre dhe të ndëshkohen ata që i kanë sulmuar gazetarët”, ka deklaruar Rexha.

Gjithashtu, si e rëndësishme po shihet që të krijohet një ambient më i sigurt për gratë gazetare.

“Duhet të ketë kujdes më të shtuar për gratë gazetare të cilat raportojnë për tema të ndjeshme siç është dhuna e bazuar në gjini. Sulmet ndaj grave gazetare kanë për qëllim që ta minimizojnë pozitën e gruas në shoqëri”, ka thënë Nicole Farnsëorth nga Rrjeti i Grave.

Tek seksioni për lirinë e shprehjes, raporti vlerëson se Kosova ka bërë “përparim të kufizuar” sa i përket lirisë së shprehjes. Raporti po ashtu vlerëson se Qeveria e Kosovës ka përpjekje për të ushtruar kontroll mbi medien.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bie blloku B1

Bie blloku B1

Ndërpritet seanca ndaj të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc

Ndërpritet seanca ndaj të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc

Doganat forcojnë luftën kundër kontrabandës, të hyrat rriten në afër 2 miliardë euro

Doganat forcojnë luftën kundër kontrabandës, të hyrat rriten në afër 2 miliardë euro

Nis seanca fillestare ndaj tre të akuzuarve për sulmin në kanalin Ibër-Lepenc

Shqipëria merr nga SHBA sisteme raketore Javelin, dërgesa e dytë në 2026

Tentoi të hyj me drogë në Kosovë, arrestohet një shtetas malazez

Ekstradohen në Kosovë dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë për gjumë dhe energji?

Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë për gjumë dhe energji?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën