TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Suedia ankohet në CAS për fitoren e Rumanisë në tavolinë ndaj Kosovës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Avokati i FFK-së, paralajmëron ankesë në CAS

Pas Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Suedia është pala tjetër që do të paraqesë ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) për vendimin e UEFA-s që i dha fitoren 3:0 Rumanisë ndaj Kosovës.

UEFA të mërkurën publikoi vendimin për ndeshjen e ndërprerë në Bukuresht në minutat shtesë kur rezultati ishte 0:0.

Kombëtarja e Suedisë që këtë kampanjë të Ligës së Kombeve e mbylli me 16 pikë, po shpresonte që UEFA të mos i jepte tri pikë Rumanisë, pasi do të ishin skuadra e para e Ligës C dhe do të kishin gjasa të mira për të qenë pjesë e plejofit për Botërorin 2026.

Mirëpo, me vendimin e UEFA-s, Rumania tani ka 18 pikë dhe është në avantazh ndaj Suedisë dhe si kombëtarja më e mirë e Ligës C do të përfshihet në plejofin e Botërorit 2026.

Zyrtarët e federatës suedeze kanë bërë të qartë se vendimin e UEFA-s për rastin Rumani – Kosovë, do të kundërshtojnë në CAS.

“Pas fitores së pastër ndaj Azerbajxhanit, kemi pritur njoftimin e UEFA-s lidhur me rezultatin e ndeshjes Rumani-Kosovë. Tani është marrë një vendim, i cili për ne është negativ. Vendimi prek kryesisht skuadrat e përfshira, por ne po shqyrtojmë opsionet për ta kundërshtuar. Është për të ardhur keq që gjërat që ndodhën jashtë fushës kanë ndikim në rezultatin sportiv dhe prekin të dyja skuadrat e përfshira, por edhe neve”, ka thënë Kim Kallstrom, menaxher i Federatës Suedeze të Futbollit.

Ankesë në CAS tashmë ka paralajmëruar edhe Federata e Futbollit të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trajneri Artiga flet për Dakun

Mirlind Daku me sukses i kalon testet mjekësore te Spartaku

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Galatasarayt

Pa oferta konkrete për Zhegrovën

Ramadani zëvendësohet përkohësisht nga Sermaxhaj te Drita

Ramadani zëvendësohet përkohësisht nga Sermaxhaj te Drita

Fenerbahçe pret rikthimin e Muriqit në stërvitje

Ish-selektori i Kosovës pret 20 gola nga Muriqi te Fenerbahçe

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Dubravë të Istogut

Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

Nesër seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës

Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët më 10–12 gusht

Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës akuzon Vuçiqin se ka futur grupe të armatosura të padeklaruara në BiH

Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës akuzon Vuçiqin se ka futur grupe të armatosura të padeklaruara në BiH

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për Thaçin në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Moslirimi i Thaçit me kusht – avokatët thonë se është diskriminuese që Thaçit nuk iu pranua oferta për dorëzani

Vaj i palmës, qumësht pluhur, hirrë, përbërësit që nuk u deklaruan, gjetjet pas analizave të qumështit

Vaj i palmës, qumësht pluhur, hirrë, përbërësit që nuk u deklaruan, gjetjet pas analizave të qumështit

Shqipëria nis procedurat për anulimin e koncesionit të Aeroportit të Vlorës

Shqipëria nis procedurat për anulimin e koncesionit të Aeroportit të Vlorës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën