TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konjufca pret në takim anëtarët e komisionit për Buxhet dhe Financa të Parlamentit të Bavarisë

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Konjufca pret në takim anëtarët e komisionit për Buxhet dhe Financa të Parlamentit të Bavarisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa të Parlamentit të Bavarisë, të kryesuar nga Josef Zellmeier.

Pasi i falënderoi për vizitën e tyre, Konjufca shprehu mirënjohjen për kontributin dhe mbështetjen e Gjermanisë, si në të shkuarën ashtu edhe aktualisht.

Ai potencoi se për lidhjen e ngushtë mes dy shteteve tona kontribut të madh ka edhe mërgata e Kosovës që jeton dhe punon në Gjermani, duke përfshirë edhe rajonin e Bavarisë, e që në këtë mënyrë ata i kanë sjellë edhe më afër vendet tona.

Madje, Konjufca foli mbi nevojën që bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve të thellohet edhe më tutje dhe në të gjitha fushat, duke përfshirë edhe atë parlamentare.

“Kryeparlamentari Konjufca e njoftoi kryetarin e komisionit Josef Zellmeier me synimet dhe angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për sigurinë, shtetin e së drejtës dhe për fuqizimin e mëtejshëm të demokracisë, duke i quajtur këto një parakusht të domosdoshëm të zhvillimit ekonomik. Po ashtu, ai shtoi se Kuvendi i Kosovës aktualisht është i angazhuar me miratimin e buxhetit për vitin 2025, që prek çdo qytetar dhe që paraqet një vizion për t’ia kthyer atyre në mënyrën më të mirë të mundshme atë buxhet të grumbulluar prej vetë atyre”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ndryshe, kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa të Parlamentit të Bavarisë, Josef Zellmeier, në emër të tij dhe të pjesëmarrësve të tjerë e falënderoi Konjufcën për pritjen dhe shprehu nevojën e thellimit të raporteve të mira, sidomos mes Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit të Bavarisë. Ai shprehu gatishmërinë për angazhim në drejtim të këtij bashkëpunimi dhe nevojën për tejkalimin e sfidave që dalin përpara./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Seanca konstituive nuk është e vonshme, negociatat LVV-LDK mbeten vendimtare

Alijaj: Seanca konstituive nuk është e vonshme, negociatat LVV-LDK mbeten vendimtare

​Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund të tërheqë zvarrë rajonin

​Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund të tërheqë zvarrë rajonin

​Rezolutë në Kongresin e ShBA-së, kërkohet që sesioni i AP të OSBE-së të mbahet në Charleston e jo në Beograd

​Rezolutë në Kongresin e ShBA-së, kërkohet që sesioni i AP të OSBE-së të mbahet në Charleston e jo në Beograd

AME: Situata pas reshjeve në Kosovë është stabile, uji është në rënie në zonat e prekura

“Info Nata”- 27.05.2026

Kulla për Adem Demaçin: Një nga figurat më të rëndësishme për rezistencën dhe shtetndërtimin e Kosovës

Kulla për Adem Demaçin: Një nga figurat më të rëndësishme për rezistencën dhe shtetndërtimin e Kosovës

Gjini: Aleanca miraton agjendën vjetore, kërkon institucione të qëndrueshme

Gjini: Aleanca miraton agjendën vjetore, kërkon institucione të qëndrueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën