TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kamberi: Fokusi i Trump te Kosova e Serbia, varet nga raportet e tij me BE-në

by Shpat Blakcori
1 vit ago
0
A A
Zëdhënësi i fushatës së Trump: Të shtëna me armë zjarri pranë ish-Presidentit

Rrezikun që mund ti kanoset Kosovës nga Serbia gjatë tranzicionit të pushtetit në Amerikë nuk e përjashton senatori, Richard Blumenthal, me ç’rast porositi SHBA-në ti mbajë sytë nga Kosova. Ndërkohë, sot në veri janë shfaqur postera me mbishkrimin “Po vijmë për Krishtlindje”.

Më 25 janar, timonin e Shtëpisë së Bardhë do ta marrë republikani, Donald Trump.

Por, deri tek tranzicioni i pushtetit dikush nga Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka një brengë për Kosovën.

Andaj senatori amerikan, Richard Blumenthal, vendosi t’i dërgojë një letër sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken ku kërkon që gjatë periudhës së tranzicionit të pushtetit në SHBA të ketë një fokus të veçantë ndaj Kosovës, sepse Serbia sipas tij vazhdon të paraqes rrezik për shtetin më të ri në Evropë.

Blumenthal ngriti disa shqetësime që lidhen direkt me sigurinë e Kosovës.

Duke folur për rrezikun nga Serbia, ai nënvizoi sulmin paramilitar serb që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.

“Gjatë kësaj faze tranzicioni, ju kërkoj të përdorni të gjitha instrumentet që keni në dispozicion për t’u siguruar që Serbia të mbahet larg dhe e paaftë për të shkelur në territorin e Kosovës. Ne gjithashtu kërkojmë që ju t’i vazhdoni përpjekjet e kushtuara për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe pranimin e Kosovës në OKB”, ka thënë senatori amerikan.

Blumenthal, shprehet i shqetësuar se administrata Trump mund të mos fokusohet mjaftueshëm në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurse njohësi i çështjeve politike, Belgzim Kamberi, thotë se fokusi i administratës Trump tek këto dy shtete do të varet fillimisht në marrëdhëniet që ai do t’i krijojë me BE-në.

“Çështja e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të Brukselit do të varet nga ajo se çfarë raporte të ndërtoj administrata Trump me Bashkimin Evropian në përgjithësi. Nga këto marrëdhënie trans-atlantike se si mendohet të veprojë Uashingtoni me Brukselin, e veçanërisht me Parisin e Berlinin atëherë do të shohim se çfarë ndikimi do të ketë edhe në Ballkanin Perëndimor”, vlerëson Kamberi.

Tutje, Kamberi thotë se ka ende shumë paqartësi në lidhje me mënyrën se si të veprojë Donald Trump, megjithëse ai nuk e përjashton si mundësi që lideri republikan të jetë më i përfshirë në çështjet e Ballkanit Perëndimor.

“Duke e parë presidentin Trump se si funksionon nuk përjashtohet si mundësi që administrata e tij të jetë direkt e përfshirë në rajon. Por, duke marrë parasysh konfliktet aktuale në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë ai edhe mund ta vazhdoj politikën e njëjtë sikurse administrata e kaluar amerikane që ia la në dorë këto çështje Bashkimit Evropian”, thotë ai.

Të martën në katër komunat e veriut të Kosovës janë shfaqur postera me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me mesazhin “Po vijmë për Krishtlindje”.

Megjithatë për të nuk është hapur rast në polici.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani ka thënë që pas konsultimit me prokurorin, është vendosur që rasti të mos hetohet, pasi “nuk ka rast”.

Edhe në të kaluarën në veri janë shfaqur postera me mbishkrimin kur ushtria e Serbisë të kthehet në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK mban konferencë për media

A ka një emër opozita për president?- Tahiri thotë se PDK është e gatshme të nxjerrë një emër

Promovohet libri për Adem Demaçin –  Kritikohet shteti se nuk po bën asgjë për figurën e tij

Promovohet libri për Adem Demaçin – Kritikohet shteti se nuk po bën asgjë për figurën e tij

Maqedonci: Projektligji për industrinë e mbrojtjes, hap i rëndësishëm

Maqedonci: Projektligji për industrinë e mbrojtjes, hap i rëndësishëm

Katër persona shoqërohen në polici për kanosje, sekuestrohen tri armë dhe 73 fishekë

Katër persona shoqërohen në polici për kanosje, sekuestrohen tri armë dhe 73 fishekë

Rama: Shqipëria nuk ka plan “B” veç Evropës

Rama propozon ndryshime në Qeveri, largohen Balluku e Spiropali

Boksierja Sadiku fiton meçin tjetër në Bullgari

Boksierja Sadiku fiton meçin tjetër në Bullgari

Herolind Shala prezantonet te Feronikeli ’74

Herolind Shala prezantonet te Feronikeli ’74

Drita po humb pas pjesës së parë

Drita po humb pas pjesës së parë

Drita në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Celjes

Drita në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Celjes

PDK mban konferencë për media

A ka një emër opozita për president?- Tahiri thotë se PDK është e gatshme të nxjerrë një emër

Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror jep dorëheqje pas publikimit të lidhjeve me Epstein

Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror jep dorëheqje pas publikimit të lidhjeve me Epstein

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën