TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Avokati i Popullit rekomandon ndryshimin e ligjit për Kontabilitet

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Avokati i Popullit rekomandon ndryshimin e ligjit për Kontabilitet

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka trajtuar ankesën e Institutit për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF), i cili ka kërkuar që të shqyrtohet papajtueshmëria ligjore dhe pasojat e diskriminimit në Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, duke sqaruar se me aplikimin e dispozitave dhe revokimin e licencës për shkak të mos anëtarësimit në Federatën Ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK) do të kishte pasoja të drejtpërdrejta për kandidatët e regjistruar për licencim dhe atë për 3450 anëtarë të licencuar në periudhën 2013-2021 dhe për 987 kandidatë për edukim të vazhdueshëm profesional.

Në rast të heqjes së licencës së IKAF-it, kandidatët e tij do të humbnin kualifikimet profesionale dhe të drejtën për ta ushtruar profesionin.

Avokati i Popullit e ka trajtuar këtë ankesë nga aspekti i të drejtave dhe i lirive të njeriut si dhe i legjislacionit kundër diskriminimit, duke pasur parasysh parimin e ligjshmërisë dhe të sigurisë juridike.

Raporti nënvizon se duke pasur parasysh kompetencat e listuar të Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar (KKRF), nuk është e qartë se çfarë roli do të luante obligimi i shoqatës për t’u anëtarësuar në FNK, në mbikëqyrjen dhe në ushtrimin e profesionit.

“Imponimi i këtij kushti është i pakuptimtë, sepse nuk është evident qëllimi i anëtarësimit të shoqatave të Kosovës për të cilin ky kusht kjo do të ishte i domosdoshëm, duke pasur parasysh se IKAF-i është një organizatë jofitimprurëse, e përbërë nga organizata profesionale të kontabilistëve”, thuhet në raport.

Avokati i Popullit konstaton se Shoqatat e Kontabilitetit dhe Auditimit mund të bëhen anëtare të FNK-së, por anëtarësimi duhet të jetë në baza vullnetare dhe në asnjë mënyrë të mos imponohet si imperativ ligjor.

“Avokati i Popullit vlerëson se dispozitat e nenit 3, paragrafi 1, pika 1.13, dhe të nenit 33, paragrafi 3, të Ligjit nr. 06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim janë kontradiktore dhe nuk përputhen me parimin bazë të ligjshmërisë, sigurisë juridike dhe respektimit të legjislacionit kundër diskriminimit,” theksohet në raport.

“Me detyrimin për anëtarësim dhe trajtimin siç e rregullon ligji aktual licencimin e shoqatave që nuk janë anëtare të FNK-së, vjen deri te diskriminimi i mijëra anëtarëve të tyre, të cilët tashmë janë të licencuar ose janë kandidatë për licencim dhe arsimim të vazhdueshëm profesional,” konstaton më tej raporti.

Raporti i rekomandon Ministrisë së Financave, Punës edhe Transfereve që ta ndryshojë ligjin në fjalë, në mënyrë që të mos jetë në kundërshtim me parimet kushtetuese të sundimit të ligjit dhe të mos diskriminimit të garantuara me ligj.

Tags: avokati i popullitndryshim ligji per kontabilitet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca: Kërkojmë trajtim të barabartë e të drejtë nga BE-ja, të nisin negociatat për anëtarësim

Konjufca: Kërkojmë trajtim të barabartë e të drejtë nga BE-ja, të nisin negociatat për anëtarësim

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Hyri nga Serbia ilegalisht në Kosovë, arrestohet i dyshuari

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Dy persona arrestohen në Istog, dyshohen për dhunim

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Gjendet i vdekur një person në Shtërpcë, Policia nis hetimet

Konjufca: Kërkojmë trajtim të barabartë e të drejtë nga BE-ja, të nisin negociatat për anëtarësim

Konjufca: Kërkojmë trajtim të barabartë e të drejtë nga BE-ja, të nisin negociatat për anëtarësim

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Hyri nga Serbia ilegalisht në Kosovë, arrestohet i dyshuari

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Dy persona arrestohen në Istog, dyshohen për dhunim

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Gjendet i vdekur një person në Shtërpcë, Policia nis hetimet

Ministria e Mbrojtjes demanton lajmin – FSK-së nuk i ka humbur droni

Maqedonci: Me misionin në Gazë u kthejmë borxhin partnerëve

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një shtetas i Serbisë për falsifikim të dokumenteve

Lushtaku mbështet rikthimin e Limajt në PDK

Lushtaku mbështet rikthimin e Limajt në PDK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën