Ministria e Drejtësisë ka shkruar se gjatë tri viteve të fundit ka krijuar lehtësira për qytetarë dhe biznese, duke ulur tarifat e shërbimeve ligjore.
Sipas tyre, nga kjo ministri ka pasur ulje për 40 % të tarifave të përmbaruesve privatë, uljen për 25 % të tarifave të shërbimeve noteriale dhe heqjen nga përmbarimi të disa pagesave për kategori të caktuara.
“Janë krijuar lehtësi për qytetarët dhe bizneset duke ulur tarifat e shërbimeve ligjore:
40% ulje në tarifat e përmbaruesve privatë;
25% ulje në tarifat e shërbimeve noteriale;
Janë hequr 100% nga përmbarimi:
- Pensionet deri në nivelin e pagës minimale,
- Skemat sociale, si dhe
- Ndihmat emergjente të Qeverisë“, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se këto ndryshime bëhen për të siguruar që drejtësia të jetë më e përballueshme dhe e qasshme për të gjithë.