TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Klinika e Neurologjisë kërkon më shumë infermierë

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​Klinika e Neurologjisë kërkon më shumë infermierë

Gati 1.000 raste me goditje në tru janë regjistruar gjatë këtij viti në Neurologji të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Drejtori i kësaj klinike, Edmond Komoni thekson nevojën për numër më të madh të stafit, sa i përket infermierëve. Ai bën të ditur, gjithashtu, se janë në kërkim edhe të zgjerimit të infrastrukturës.

Në një intervistë për KosovaPress ai thotë se rastet me goditje në tru janë më të shpeshtat në këtë klinikë.

“[Klinika] Ka 55 shtretër në dispozicion, ka numër të mjaftueshëm të mjekëve. Ndërsa, me infermierë kemi nevojë për t’i arritur standardet evropiane, aq më tepër duke ditur llojet e sëmundjeve që kemi me persona me vështirësi në lëvizje, të paralizuar, të cilët duhet të lëvizin. Nevojitet një staf më i madh në numër, sesa që e kemi tash”, ka thënë Komoni.

Ai shton se gjatë një dite realizohen 18 deri në 20 ekzaminime.

“Goditjet në tru janë sëmundjet më të shpeshta neurologjike dhe më të shpeshta që hospitalizohen në klinikë. Deri në këtë muaj kishim diku rreth 900 pacientë, duke i llogaritur ato goditje në tru të llojit iskemik ose pikës në tru, kurse pjesa tjetër janë gjakderdhjet në tru, të cilat përbëjnë një përqindje më të vogël, diku 15 për qind në krahasim me pjesën tjetër… Pothuajse kryhen 18 deri 20 EEG në ditë, që është më e madhe se standardi evropian”, është shprehur ai.

Komoni derisa përmend nevojën për zgjerim të infrastrukturës, tregon se për këtë ka kontaktuar edhe Ministrinë e Shëndetësisë.

“Në aspektin e infrastrukturës, për shkak të aparaturave që kanë ardhur ndërkohë, kanë marrë një pjesë të hapësirave të cilat i kemi përdorur qoftë për diagnostikë apo administratë dhe janë zvogëluar pak këto hapësira, jemi në diskutim me drejtorinë e QKUK-së dhe SHSKUK-së. Kemi kontaktuar edhe Ministrinë e Shëndetësisë, për të pasur mundësinë që të zgjerohet një pjesë e klinikës”, ka theksuar Komoni./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Incident në Eurovision, delegacionit serb i pengon flamuri i Kosovës

Incident në Eurovision, delegacionit serb i pengon flamuri i Kosovës

Nisin punimet për rrugën Rancë–Greiçec, investimi rreth 370 mijë euro

Nisin punimet për rrugën Rancë–Greiçec, investimi rreth 370 mijë euro

Rama: Mbi 30 intervenime në Prishtinë pas reshjeve dhe vërshimeve

Rama bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe

“Isha duke e bartur shokun tim e s’e dija”-rrëfime prekëse për dëshmorin Muhamet Kabashi

Performanca e Alis, BBC: Një performancë emocionuese nga Shqipëria

27-vjet pa Ukshin Hotin, shoku i qelisë kujton fjalët e fundit të profesorit

27-vjet pa Ukshin Hotin, shoku i qelisë kujton fjalët e fundit të profesorit

Hasani: Pa nënkryetarin serb, Kuvendi s’është i konstituuar

Kandidatet gra në lista – Vetëvendosje 39, një më pak LDK, dy më pak PDK e AAK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën