TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Qeveria dëshiron të ketë instrument qeveritar ligjor për të shantazhuar”

by Rinesa Osmanaj
1 vit ago
0
A A
“Qeveria dëshiron të ketë instrument qeveritar ligjor për të shantazhuar”

“Secili punëtor publik dhe familja e tij janë subjekt i hetimit nga Byroja e Partisë”, tha Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik që zhvilloi sot para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se Byroja nuk është shtetërore por politike e shantazhit ndaj qytetarëve të Kosovës.

Fillimisht erdhën policët.

E më pas nuk vonuan edhe anëtarët e Partisë Socialdemokrate.

Këta të fundit para hyrjes së Kuvendit  të Kosovës vendosën pankarta në lidhje me projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se Byroja “nuk është shtetërore por politike, e shantazhit ndaj qytetarëve të Kosovës”.

“Kjo byro nuk është byro shtetërore, kjo është byro politike e shantazhit ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kur ke për synim drejtësinë, ajo është shumë më e qartë. Me një ligj këta duan që secilin polic, ushtar, punonjës teknik në shkolla, mësimdhënës, secilin mjek, qytetar që merr në një formë apo tjetër para nga shteti i Kosovës ose ka marrë nga viti 2008 kur është shpallur pavarësia e Kosovës është i dyshuar për qeverinë e në fakt për byronë e partisë”, tha Molliqaj.

Sipas Molliqajt, qeveria dëshiron të ketë instrument qeveritar ligjor për të shantazhuar kundërshtarët e tij politik dhe institucionet e pavarura.

“Çka po dëshiron të synojë partia në pushtet me këtë, as drejtësi, as luftë korrupsioni, as konfiskim të pasurisë, është duke dashur të ketë instrument qeveritar ligjor për të shantazhuar së pari kundërshtarët e vet politik dhe institucionet e pavarura”, tha ai.

I gjithë aksioni përfundoi qetë dhe anëtarët e PSD-së u shpërndanë.

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit ishte në plan të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Por,  punimet e seancës u ndërprenë në mesditë për të vazhduar të hënën.

Tags: aksionepasuria e zyrtarëvePSD
ShareTweet

Postime të ngjashme

Avokati i Popullit letër Trendafilovës, ngrit shqetësime për proceset në Hagë

Avokati i Popullit letër Trendafilovës, ngrit shqetësime për proceset në Hagë

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Incident në një kopsht në Pejë, edukatorja sulmohet me shufër metalike nga nxënësi

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

​Rama mohon të ketë synim postin e të parit të LDK-së

Përleshje mes tre personave në Klinë, dy të lënduar e tjetri në arrati

Interi mbetet disa javë pa Calhanoglun

Interi mbetet disa javë pa Calhanoglun

Gjermania kritikon Teheranin, Irani i përgjigjet me akuza për Gazën

Gjermania kritikon Teheranin, Irani i përgjigjet me akuza për Gazën

Babaj nga Prishtina e Re te Milani

Babaj nga Prishtina e Re te Milani

Arbeloa mban stërvitjen e parë i trajner i Real Madridit

Arbeloa mban stërvitjen e parë i trajner i Real Madridit

Cancelo zyrtarizohet te Barcelona

Cancelo zyrtarizohet te Barcelona

Mbyllet afati kalimtar dimëror i Superligës me shumë pak lëvizje

Xhiroja e 15-të e Superligës, ndeshje të forta në mesjavë

Hadërgjonaj ia siguron barazimin Alanyasporit

Hadërgjonaj ia siguron barazimin Alanyasporit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën