TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Stacioni ri i autobusëve në Podujevë ende jashtë funksionit

by Rinesa Osmanaj
2 vjet ago
0
A A
Stacioni ri i autobusëve në Podujevë ende jashtë funksionit

Në qershor të këtij viti ishte përuruar projekti i stacionit të ri të autobusëve në qytetin e Podujevës. Mirëpo ende po vazhdon që ky stacion të jetë jashtë funksionit. Nga komuna thonë se tanimë kanë përfunduar të gjitha procedurat dhe pritet të hyjë në funksion. E kritika ka nga opozita në Podujevë.

Shiriti ishte prerë në qershor të këtij viti.

Por, pesë muaj pas, ky stacion i autobusëve në Podujevë ende nuk është funksionalizuar.

E nga Lidhja Demokratike e Kosovës në këtë komunë këtë po e shohin shqetësuese.

“Projekti i stacionit të autobusëve është tepër i rëndësishëm pasi ndikon direkt tek qytetarët por në qershor të këtij viti është prerë shiriti por funksionalizimi nuk ka ndodh ende. Është shqetësuese pasi ekzekutivi nuk ka një plan konkret ose me një përgjigje zyrtare se kur do të ndodh zyrtarizimi apo pritet të përdorët për vitin e ardhshëm në fushatë apo çfarë është telashe”, tha Qëndrim Sofftolli nga dega e LDK-së në Podujevë.

E drejtori i Shërbimeve Publike në Podujevë, Bahri Selimi, tregon se cilat janë problemet që kanë hasur deri më tani.

“Më saktësisht me 19 qershor është bërë inaugurimi i stacionit të autobusëve. Kanë qenë disa procedura që nuk kanë qenë të parapara në kontratën aktuale që më konkretisht ka qenë kyçja e energjisë elektrike. Në fillimisht në kontratë kemi vlerësu që mund të kyçemi në një trafo ku është afër stacionit, e që në fund ka dal nga KEDS-i që nuk i plotëson kushtet ajo trafo me kapacitetet e saj me furnizu me energji elektrike stacionin e autobusëve”, tha Selimi.

Por gjatë ditës, Selimi bëri të ditur se është njoftuar se kanë përfunduar të gjitha procedurat dhe është bërë kyçja e stacionit në energji elektrike.

Tani zyrtarët kanë filluar të bartin pajisjet në stacionin e ri.

Brenda javës do të jenë edhe autobusët të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në stacionin e vjetër në Podujevë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përurohet unaza e brendshme në Prishtinë

Përurohet unaza e brendshme në Prishtinë

Haradinaj: Së shpejti do të kemi zgjedhje

​Haradinaj: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është opsionale, studentët kërkojnë dinjitet dhe barazi

OVL-UÇK dënon dëmtimin e monumentit të UÇK-së në Kaçanik

OVL-UÇK dënon dëmtimin e monumentit të UÇK-së në Kaçanik

Arrestohet një 23-vjeçar në Skenderaj për posedim të substancave narkotike

Arrestohet një 23-vjeçar në Skenderaj për posedim të substancave narkotike

A e tradhëtuan fqinjët Shqipërinë në Eurovizion?

Trepça fiton në Prizren, një fitore larg titullit

Trepça fiton në Prizren, një fitore larg titullit

Arrestohet një 23-vjeçar në Skenderaj për posedim të substancave narkotike

Arrestohet një 23-vjeçar në Skenderaj për posedim të substancave narkotike

27 vjet nga beteja e Jabllanicës, Haradinaj përlotet teksa i kujton shokët e rënë

27 vjet nga beteja e Jabllanicës, Haradinaj përlotet teksa i kujton shokët e rënë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën