Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka publikuar një video ku tregon të gjithë punën se si bëhet transportimi dhe përcjellja e personave me rrezikshmëri të lartë.
ShKK thotë se nga Njësiti i Përcjelljes së Personave të Burgosur, ka siguri dhe profesionalizëm në çdo hap.
“Një punë që kërkon vigjilencë të vazhdueshme dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet e tjera të sigurisë dhe të drejtësisë. Një angazhim për siguri dhe drejtësi në çdo mision”, thuhet në postimin e Shërbimit Korrektues nw Facebook./teve1.info/