Një burrë është therur me thikë nga një person tjetër pas një mosmarrëveshje të mërkurën në Viti.
Sipas raportit të policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Viti / 23.10.2024 – 20:40. Një mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje dyshohet se është qëlluar me mjet të mprehtë/thikë nga i dyshuari kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./teve1.info/