TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Makinisti i trenit që shpëtoi qindra jetë në kohë të luftës

by Albiona Hajdari
1 vit ago
0
A A
Makinisti i trenit që shpëtoi qindra jetë në kohë të luftës

Florim Gjyrevci, makinist i trenit rrëfen bartjen e udhëtarëve që po iknin nga lufta e fundit në Kosovë dhe përpjekjet e mëdha që të mos ndalin lokomotivat nën kërcënimet e ashpra të ushtrisë serbe.

Në tren po hyn sërish.

Por këtë herë, jo si drejtues i lokomotivës, por si udhëtar.

Ecja nëpër këtë mjet, Florimit shpesh ia kujton luftën.

Shërbimin ndaj popullit që për atë kohë e bëri me shumë vështirësi.

Kjo për shkak të presionit të shkaktuar nga strukturat e atëhershme.

“Kemi pasë shumë presion prej strukturave të atëhershme që mos me qarkullu treni në relacionet ku është duke u zhvilluar luftë”, tregon Florim Gjyrevci, ish-makinist

Por përkundër kësaj, vendimi i makinistit të trenit 761 ishte i prerë.

“Na me pesë makinista tjerë, sigurisht edhe ndihmësa vendosëm që mos të ndalemi deri në momentin që ose na ndalin ose mos dhashtë Zoti edhe me na vra”, shprehet ai.

E ndonëse koha e pritjes për udhëtarët në stacione trenash ishte e përcaktuar rreth një minutë, këtë nuk e kishte përfillur Gjyrevci gjatë kohës së luftës.

E nga shumë udhëtarë, Florim Gjyrevci i mban në mend si sot përpjekjet e një fëmije për ta zënë trenin.

“Një vajzë 12 vjeç ka qenë me një palë papuqe të plastikës, ajo ka qenë prekëse për mu kur e kam pa atë t’u nga për me e zënë trenin për me shku në një vend më të sigurt”, thotë Gjyrevci.

Ndërsa gjatë rrugës, kontrollet nga ushtria serbe ishin të shpeshta.

“Gjatë luftës derisa shkojsha për Pejë, kam qenë në stacion, veç sa jam nisë, kur më kanë hy tre policë në lokomotivë. Edhe ma ka futë armën këtu, e më thanë ‘’ti je i pari që vritesh, pastaj tjerë”. Edhe janë ulë e kanë ndejt në lokomotivë me mu deri në Pejë janë ardhë”, thotë ai.

E i fundit stacion për Florimin sot nuk ishte Peja.

Zbriti e priti, treni të merr udhë.

E vet mbeti me kujtimet e 25 viteve të shkuara..

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj thotë se kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale

AAK fiton 4 komuna në raundin e dytë

Abdixhiku, qytetarëve pasi Rama triumfoi në kryeqytet: Fitorja është e juaja

Abdixhiku, qytetarëve pasi Rama triumfoi në kryeqytet: Fitorja është e juaja

LDK triumfon në balotazh në pesë Komuna

LDK triumfon në balotazh në pesë Komuna

PDK-ja do t’i dërgojë në Kushtetuese Ligjin për KPM-në dhe atë për KPK-në

PDK siguron tri komuna në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Haradinaj thotë se kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale

AAK fiton 4 komuna në raundin e dytë

Abdixhiku, qytetarëve pasi Rama triumfoi në kryeqytet: Fitorja është e juaja

Abdixhiku, qytetarëve pasi Rama triumfoi në kryeqytet: Fitorja është e juaja

LDK triumfon në balotazh në pesë Komuna

LDK triumfon në balotazh në pesë Komuna

PDK-ja do t’i dërgojë në Kushtetuese Ligjin për KPM-në dhe atë për KPK-në

PDK siguron tri komuna në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Lando Norris triumfon në Brazil

Balotazhi- Qytetarët vendosin sot për kryetarët e 18 komunave

KQZ shpall rezultatet preliminare për 18 komuna

Tahiri uron Pecin për fitoren në Mitrovicë të Jugut

Tahiri uron Pecin për fitoren në Mitrovicë të Jugut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën