Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë me javën e nëntë të saj edhe gjatë ditës së sotme.
Dy ndeshje janë në program sot që nisin nga ora 13:00.
Në “Liman Gegaj”, Malisheva do të jetë nikoqire e skuadrës së Prishtinës.
Momentalisht, Malisheva është lidere në tabelë me 17 pikë, kurse Prishtina është e katërta me 13 sosh.
Në Drenas, Drita është mysafire e ekipit të fundit në tabelë, Feronikelit 74.
Gjilanasit janë favorit absolut në këtë takim, teksa synojnë t’u bashkohen ekipeve të para në tabelë.
Momentalisht, “Intelektualët” gjenden në vendin e pestë me 13 pikë, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Në anën tjetër, Feronikeli 74 është në vendin e fundit me vetëm një pikë.