Ka filluar konferenca shkencore për përvjetorin e vdekjes së ish-ambasadorit të Kosovës në Arabi Saudite dhe ish-kryetarit të BIK-ut, Rexhep Boja.
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka organizuar konferencë shkencore në nderim të ish-myftiut dhe ish-diplomatit të shquar të Kosovës, Rexhep Boja, i cili ka ndërruar jetë në shtator të vitit 2021.
Konferenca është e titulluar “Myftiu dr. Rexhep Boja – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”.
Në këtë konferencë shihet numër i madh pjesëmarrësish.