TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gerxhaliu: Raporti Bankës Botërore demanton Qeverinë për papunësinë

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Gerxhaliu: Raporti Bankës Botërore demanton Qeverinë për papunësinë

Ekonomisti, Safet Gerxhaliu, vlerëson se raporti i ri Bankës Botërore, i cili e radhit Kosovën në vendin e fundit në Ballkan, me numrin më të madh të të papunëve, demanton të dhënat e qeverisë aktuale se shkalla e papunësisë në Kosovë është vetëm 4%.

Gërxhaliu ka thënë se ky raport po ashtu demanton të dhënat se janë krijuar vende të reja të punës dhe sipas tij nxjerr në pah faktin se në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë hapur vetëm 114 mijë vende të reja të punës.

“Në veçanti demantohen disa të dhëna të proklamuara ose të propaganduara institucionale. E para që shkalla e papunësisë është vetëm 4% në Kosovë, e dyta që janë krijuar vende të reja të punës dhe raporti në fjalë e nxjerr në pah një indikator shumë interesant që në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë hapur vetëm 114 mijë vende të reja të punës ku pjesa dërmuese e këtyre vendeve janë hapur në Serbi dhe në Bosnjë e Hercegovinë falë investimeve të huaja në ato shtete”, ka thënë ai në emisionin “Ditari”, në tëvë1.

Gërxhaliu tutje ka shtuar se vetëm me të dhëna të sakta mund të përpilohen projeksione zhvillimore dhe jo me propaganda politike të cilat siç tha ai ‘nuk i bëjnë nder Kosovës’.

“Prandaj besoj se përballë të vertetës duhet të qëndrojë vetëm e vërteta, vetëm me të dhëna dhe me analiza të sakta dhe rezultate të sakta mund të përpilohen strategji dhe projeksione zhvillimore sepse propaganda politike nuk i bëjnë nder Kosovës. Dua të besoj që tani në kampanjën zgjedhore ku po hyn Kosova duhet vërtetë të ketë kujdes me çfarë shifrash po flitet dhe në cfarë po tentohet të propagandohet partia politike cilado qoftë ajo”, është shprehur Gërxhaliu.

Në raportin e fundit të titulluar “Ruajtja e Ritmit të Rritjes” të Bankës Botërore, Kosova ka numrin më të madh të papunëve në rajon me vetëm 37 për qind të popullsisë së aftë për punë – të punësuar.

Lidhur me këtë raport ka reaguar ministri i financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se shifra 37% ka të bëjë me pjesëmarrjen e popullsisë aktive në tregun e punës dhe jo me me shkallën e papunësisë.

“Raporti i Bankës Botërore, siç edhe mund të shihet në tabelën më poshtë, e thotë që papunësia në Kosovë në fund të vitit 2023 është 10.9%. Shifra që disa media po i referohen në atë raport, ka të bëjë me pjesëmarrjen e popullsisë aktive në tregun e punës, pra tregues tjetër prej atij të papunësisë. Kushdo që e ka lexuar së paku një libër për këtë temë, din ta bëjë dallimin në mes të shkallës së papunësisë dhe shkallës së pjesëmarrjes së popullsisë aktive në tregun e punës”, ka thënë ministri Murati./teve1.info/

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Diversiteti kulturor, një nga pasuritë e mëdha të Kosovës

Kurti: Diversiteti kulturor, një nga pasuritë e mëdha të Kosovës

Zulfaj takon ambasadorin austriak, diskutohet integrimi i Kosovës në BE

Zulfaj takon ambasadorin austriak, diskutohet integrimi i Kosovës në BE

​Sfida të reja për profesionin e mësuesit, kërkohen politika të bazuara në praktika të dëshmuara

​Sfida të reja për profesionin e mësuesit, kërkohen politika të bazuara në praktika të dëshmuara

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Garë e fortë për “Këpucën e Artë” në Botëror

Garë e fortë për “Këpucën e Artë” në Botëror

Kane “mallkohet” nga Magjistari

Anglia në kërkim të fitores së dytë

69-vjeçari në Elbasan i hedh benzinë bashkëshortes dhe i vendos flakën, vihet në pranga nga policia

Turqia arreston 209 persona të dyshuar për lidhje me grupe ekstremiste para samitit të NATO-s

Turqia arreston 209 persona të dyshuar për lidhje me grupe ekstremiste para samitit të NATO-s

Kurti: Diversiteti kulturor, një nga pasuritë e mëdha të Kosovës

Kurti: Diversiteti kulturor, një nga pasuritë e mëdha të Kosovës

Netanyahu thotë se Izraeli duhet të çlirohet nga varësia ushtarake ndaj SHBA-së

Netanyahu thotë se Izraeli duhet të çlirohet nga varësia ushtarake ndaj SHBA-së

Mungon Erion Veliaj, shtyhet seanca gjyqësore

Mungon Erion Veliaj, shtyhet seanca gjyqësore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën