Skuadra e Kategorisë Superiore të Shqipërisë, Egnatia ka bërë një goditje të madhe.
Ekipi nga Rrogozhina, të martën e ka prezantuar mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, Frederik Veselin.
Veseli 31-vjeçar tek Egnatia është transferuar si lojtar i lirë dhe ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2026.
Bazuar në përvojën e tij, Veseli llogaritet si përforcim i rëndësishëm për kampionen në fuqi të Shqipërisë.
Veseli ka qenë pa klub pasi më të përfunduar sezoni i shkuar, atij i skadoi kontrata me ekipin nga Turqia, Karagymruk.
Gjatë karrierës, Veseli ka luajtur edhe në Itali, Francë, Zvicër e Angli kurse ka qenë pjesë e skuadrave si Benevento, Salernitana, Empoli, Le Mans, Lugano, Manchester United, Manchester City e disa të tjera.
Gjithashtu, Veseli ka edhe 44 paraqitje për Kombëtaren e Shqipërisë ndonëse nuk është ftuar në grumbullim që nga muaji mars i këtij viti.
Ndërkohë, Egnatia aktualisht është e treta në elitën e futbollit të Shqipërisë me 14 pikë të mbledhura, një më pak se Partizani që është lider pas tetë xhirove të luajtura.