TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti në takim me Scholz kërkon mbështetje për heqjen e masave ndaj Kosovës

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Kurti në takim me Scholz kërkon mbështetje për heqjen e masave ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ka kërkaur mbështetje nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz për heqjen e masave ndaj Kosovës të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Në takimin që ka zhvilluar me Scholz pas sesioneve dhe punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit, sipas komunikatës Kurti ka kërkuar mbështetjen edhe për adresimin e çështjes së hapësirës ajrore të Serbisë e cila është e mbyllur për fluturimet nga Kosova.

“Së bashku diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe fushat në të cilat Gjermania mund ta mbështes Kosovën. Nga ai dhe Gjermania kryeministri Kurti kërkoi që të mbështesë largimin e masave të BE-së, gjë që tashmë është kërkuar edhe nga vetë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell. Kryeministri gjithashtu kërkoi nga kancelari Scholz mbështetjen në adresimin e çështjes së hapësirës ajrore të Serbisë e cila mbetet e mbyllur për fluturime komerciale drejt dhe nga Kosova tash e 25 vjet, duke shkaktuar kështu si dëme financiare kompanive të fluturimeve ashtu edhe ndotje të mjedisit për shkak të zgjatjes së fluturimeve për dhe nga Kosova”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e tij dhe të Republikës së Kosovës për bashkëpunim rajonal dhe mbështetjen e plotë për Procesin e Berlinit dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura në kuadër të tij, përfshirë këto që u nënshkruan dhe u dakorduan sot, përkatësisht Marrëveshjen për Qasje në Arsim të Lartë dhe Pranim për të Studiuar në Ballkanin Perëndimor dhe Planin e Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal 2025-2028.

Në takim është folur edhe për dialogun me Serbinë.

“Sa i përket raporteve me Serbinë dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga Brukseli, kryeministri tha se nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike, dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiqit por edhe i grupit të tij për të cilin tashmë ka aktakuzë nga prokuroria e shtetit, dhe tërheqja e letrës së Serbisë në të cilën shpreh rezervat për Marrëveshjen Bazike janë themelore dhe dëshmi e vullnetit të mirë e mirëbesimit nga ana e Serbisë për përmbushjen e shpejtë dhe respektimin e plotë të Marrëveshjes dhe Aneksit të zbatimit”, ka thënë Kurti.

Ai e falënderoi kancelarin për bashkëpunimin e afërt dhe përkrahjen e vazhdueshme të tij dhe Gjermanisë ndaj Kosovës dhe popullit të saj.

Tags: kurtischolz
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohen dy burra dhe një shtetase e Serbisë pasi kanosën zyrtarët policorë

Therret me thikë një person në Prishtinë

Aksident i rëndë në Drenas, humb jetën një grua – tre persona të tjerë lëndohen

Sot në Tiranë mbahet Samiti i Planit të Rritjes të BE-së, Kurti përfaqëson Kosovën

Sot në Tiranë mbahet Samiti i Planit të Rritjes të BE-së, Kurti përfaqëson Kosovën

Vuçiq akuzohet se ka marrë pjesë në “Safarin e Snajperëve” gjatë luftës në Bosnje

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Zjarr në katin e tetë të një ndërtese në Pejë, evakuohen banorët

​4 ditë zgjedhore brenda një viti – KQZ tregon hapat pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme

KQZ sot certifikon rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale

Moti sot

Moti sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën