TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Fadil Geci udhëton për në Hagë, do të dëshmojë për Komunikatën 59 të UÇK-së

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Fadil Geci udhëton për në Hagë, do të dëshmojë për Komunikatën 59 të UÇK-së

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka njoftuar se vëllai i tij, ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Geci, ka udhëtuar për në Hagë, ku do të dëshmojë në Gjykatën Speciale të Kosovës.

Këtë, Ganiu e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, njoftim të cilin ai ia atribuon vëllait tjetër të tyre, Halilit.

Geci tha se dëshmia e vëllait të tij Fadilit do të jetë e hapur ku sipas tij, do ta di e gjithë bota shqiptare se kush qëndronte pas vrasjeve politike të rugovistëve, e që sipas tij,  kjo dëshmi do ta vërtetojë edhe deklaratën e Rexhep Selimit se Komunikatën Nr. 59 e ka shkruar “Polari”, nofkë që familja Geci e përdor për ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Dëshmia e tij do të jetë e hapur, që ta di e gjithë bota shqiptare se kush qëndronte pas vrasjeve politike të rugovistëve, i cili do ta vërtetojë deklaratën e gjeneral Rexhep Selimit ku thotë se: Pikë për pikë e ka shkruar Polari dhe kur i thotë Rexha Polarit: ‘Pse ke shkruar të pavërteta’, përgjigjja e Polarit ishte: ‘Po du me i shkatrrue plotësisht’. Këtë të vërtetë para Gjykatës duhet ta dëgjojë me vëmendje edhe kryeministri Kurti që ta dijë se Abedin Rexha ka vdekur, e jo siç thotë ai kinse është  vrarë në malet e Kllodernicës”, shkroi Geci.

Më tej, ish-deputeti i LDK-së tha se për ta zbardhur Komunikatën Nr. 59 është punuar tash e 26 vjet nga ta, teksa tha se pas shkrimit të kësaj komunikate, Fadil Geci kishte shkuar në shtëpinë e Hashim Thaçit aso kohe, dhe sipas tij, për këto takime tash është ftuar nga Gjykata Speciale.

“Ne vitin 1998, pas shkrimit të kësaj komunikate famëkeqe dhe ogurzezë, vëllai ynë Fadil Geci kishte shkuar ne Burojë në shtëpinë e Hashim Thaçit për të kërkuar sqarime rreth kësaj komunikate të pabazë e të paskrupullt. Aty ishte takuar me babanë e Hashim Thaçit dhe vëllanë e madh të Hashim Thaçit, Gani Thaçin. Tani për t’i sqaruar këto takime rreth kësaj komunikate, vëllanë tonë Fadil Gecin, e ka ftuar Gjykata Speciale. Vlen të theksohet se pas kësaj komunikate, vjen reagimi i Shtabit të Drenicës dhe të gjitha dëshmitë ia kemi dërguar edhe Adem Demaçit dhe Albin Kurtit përmes tre personave që të tre janë gjallë: Rrustem Suhadolli nga Mitrovica, Merita Kajtazi nga Tamniku dhe një person tjetër me mbiemrin Babaj e që për arsye personale, nuk po ia përmendim emrin”, tha Geci në njoftimin e tij.

Geci i kërkoi edhe kryeministrit Albin Kurti që ta përcjellë dëshminë e Fadilit, e të mos jetë, sipas tij, “propagandues i grupeve Marksiste-Leniniste”.

“Të gjithë ata që kanë ‘marrë në thua’ në ne, kanë përfunduar si është më së keqi. Dikush ka mbetur në Hagë e disa nën hije të mrizit, e disave Zoti i madh ua ka marrë shpirtin pa të keqen e askujt. Dhe për në fund, jemi të bindur se drejtësia do të triumfojë se afër tri dekada kemi luftua fyt për fyt me tradhtarë, për ta zbardhur të vërtetën, eh pra  sot i erdhi dita që të zbardhet e vërteta rreth Komunikatës 59”, thuhet në postimin e Gani Gecit.

Tags: Fadil GeciGjykata SpecialeHagë
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Policia dhe Prokuroria japin detaje për aksionin në Skenderaj ku u arrestuan pesë të dyshuar për krime lufte

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Qeveria e kundërshton vendimin e Supremes, e cilëson arbitrar dhe të njëanshëm

Këshilli i Sigurisë së Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme për zhvillimet në Iran

Auto Draft

Aksidentet në Bresje, komuna parasheh udhëkryq për të parandaluar rastet fatale

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Policia dhe Prokuroria japin detaje për aksionin në Skenderaj ku u arrestuan pesë të dyshuar për krime lufte

Rama dënon sulmet e Iranit ndaj Dubait, i quan goditje ndaj stabilitetit të Lindjes së Mesme

Rama dënon sulmet e Iranit ndaj Dubait, i quan goditje ndaj stabilitetit të Lindjes së Mesme

Protesta e opozitës në Tiranë, katër persona të arrestuar

Protesta e opozitës në Tiranë, katër persona të arrestuar

Protestuesit sulmojnë Konsullatën Amerikane në Pakistan pas vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit

Protestuesit sulmojnë Konsullatën Amerikane në Pakistan pas vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit

Zi kombëtare dhe protesta shpërthejnë në Iran pas vrasjes së Khameneit në sulmet SHBA-Izrael

Zi kombëtare dhe protesta shpërthejnë në Iran pas vrasjes së Khameneit në sulmet SHBA-Izrael

Televizioni shtetëror iranian thotë se Khamenei është vrarë

Televizioni shtetëror iranian thotë se Khamenei është vrarë

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën