TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trajneri serb ngre në qiell Granit Xhakën: “Alfa dhe omega”, prej më të mirëve në botë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Trajneri serb ngre në qiell Granit Xhakën: “Alfa dhe omega”, prej më të mirëve në botë

Stojkoviq: Xhaka është “alfa dhe omega e Zvicrës”, prej mesfushorëve më të mirë në Evropë
Xhaka

Selektori i Serbisë në futboll, Dragan Stojkoviq e vlerëson lart kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka.
Serbia e Zvicra takohen të shtunën prej orës 20:45 në Leskovc, në kuadër të Ligës A të Ligës së Kombeve.

Në konferencën për shtyp të mbajtur të premten pasdite, Stojkoviqi është pyetur edhe për Xherdan Shaqirin. Shaqiri tashmë i ka dhënë fund karrierës me Zvicrën, ndërsa në dy Botërorët e kaluar shënoi gola ndaj Serbisë. Xhaka ishte në të dy ato ndeshje dhe dha kontribut të madh në fitoret e Zvicrës.
Fillimisht selektori i Serbisë foli për Shaqirin.

“Shaqiri është lojtar i madh, por çdo gjëje i vjen fundi. Ai e ka shënuar përvojën e karrierës së tij në nivel të lartë dhe tani kjo përfundon. Kemi edhe ne lojtarë që kanë ndaluar të luajnë për përfaqësuese”, ka thënë Stojkoviq për mungesën e Shaqirit në ndeshjen e së shtunës mbrëma.

Për Xhakën si lojtar, Stojkoviqi foli fjalët më të mira.

“Xhaka është njëri prej lojtarëve mesfushorë më të mirë në Evropë. Nuk ka nevojë për provokime as nga ana jonbë e as nga ana e tyre. Kjo është vetëm edhe një ndeshje në të cilën besojmë se nuk do të ketë gjëra të tilla. Lojtarëve u kam thënë që të fokusohen në lojë dhe në atë që duhet të bëjmë. E tëra do të kalojë në lojë korrekte, ndërsa për Xhakën më brengos që është lojtar i madh dhe që duhet ta ndalim pasi është alfa dhe omega e Zvicrës”, ka thënë Stojkoviq.

Ndaj Xhakës pritet të ketë provokime e fyerje të serbëve në stadiumin në Leskovc. Në Botërorin 2018 ai shënoi gol ndaj Serbisë dhe më pas bashkë me Shaqirin festuan me shqiponjën dykrerëshe. Në Botërorin në Katar, ku sërish Zvicra fitoi, Xhaka kishte konflikte të shumta me lojtarët e Serbisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maldini rezulton negativ në testin për drogë

Maldini rezulton negativ në testin për drogë

​KFOR-i dhuron pajisje sportive për klubin FC Dardanët në Podujevë

​KFOR-i dhuron pajisje sportive për klubin FC Dardanët në Podujevë

Humb jetën në Itali 15-vjeçari shqiptar, futbollisti u përplas nga vetura teksa lëvizte me biçikletë

Humb jetën në Itali 15-vjeçari shqiptar, futbollisti u përplas nga vetura teksa lëvizte me biçikletë

Muani do t’i nënshtrohet operacionit

Muani do t’i nënshtrohet operacionit

Beha: Inatet politike po pengojnë një proces që prek të gjithë Kosovën

Beha: Inatet politike po pengojnë një proces që prek të gjithë Kosovën

Dua Lipa tërheq vëmendjen me fustanin transparent

Dua Lipa tërheq vëmendjen me fustanin transparent

Emisioni “Info Nata” 21.09.2026

Emisioni “Info Nata” 21.09.2026

Pas më shumë se dy muajsh në paraburgim në Beograd, lirohet Osman Selmani

Pas më shumë se dy muajsh në paraburgim në Beograd, lirohet Osman Selmani

Kamberi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare

Kamberi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare

Gjermania vazhdon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE

Gjermania vazhdon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE

Aksident në qendër të Prishtinës, këmbësori përfundon në QKUK

Gjashtë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën