Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila në një konferencë për media e ka quajtur manipuluese audio-ingjizimet me Milan Radioiçiq të cilat kanë qarkulluar të mërkurën në media.
Kusari-Lila tha se ka raportuar rastin në Policin e Kosovës dhe në Prokurori incizimet e mbrëmshme të cilat sipas saj janë të fabrikuara.
Tutje, ajo tha se me Simiq biseda e fundit e saj ka qenë në qershor të vitit 2022, ku sipas saj, ai ka lexuar një letër kërcënuese të Radoiçiqit për mos realizimin e kërkesave.
“Unë do t`ju tregoi versionin e vërtetë të ngjarjeve të cilat po manipulohen në masë tepër të madhe…për informatën tuaj vetëm kronologjikisht do të shkojë prapa në data, në mënyrë që t`i keni të qartë të gjithë datat e komunikimit. Me Simiq biseda e fundit ka qenë në qershor të vitit 2022, pas së cilës bisedë unë e kam nxjerrë atë nga zyra ime e them me përgjegjësi të plotë për arsye se ai ka lexuar një letër kërcënuese nga Milan Radoiçiq si një lloj e mos realizimit të kërkesave që ata në vazhdimësi i kanë shpreh për pozitën gjegjësisht për Qeverinë dhe grupin parlamentar”, ka deklaruar ajo.
Më tej, shefja e grupit parlamentar shtoi se nuk ka pasur asnjë komunikim me Listën Serbe për ligji për pagën minimale.
Në fund, ajo theksoi se Lista Serbe që dy vite nuk ka pasur asnjë ndikim në Kuvendin e Kosovës.
“As një formë dhe as një komunikim nuk ka qenë me Listën Serbe për ligjin për pagën minimale, rrjedhimisht ingjizimet e mbrëmshme janë të fabrikuara për të cilat unë sot kam qenë në Policinë e Kosovës dhe në Prokurori dhe për këto do të vazhdojë rasti I bashkëngjitëm rastit të cilin vetëm vitin e kaluar e kam dorëzuar kallëzimin penal për ish-deputetin…… dhe një montazh e asaj natyre e cila synon të vë në dyshim dhe në pikëpyetje integrititetin dhe personalitetin tim, pozicionimin politik të timin dhe të grupit parlamentar të LVV-së dhe të pozitës nuk ka asnjë qëllim tjetër përveç se ta përdorë ende Listën Serbe si faktorë politik për kundrejt që Lista Serbe zyrtarisht që dy vite e gjysmë as një ndikim nuk e ka as në Kuvendin e Kosovës”, ka theksuar Kusari-Lila./teve1.info/