TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Foda fokusohet në aspektin taktik para nisjes për Lituani

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Foda fokusohet në aspektin taktik para nisjes për Lituani

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës kanë rritur intensitetin e përgatitjeve në prag të ndeshjes së parë të këtij muaji që e kanë kundër Lituanisë në Ligën e Kombeve.

Të mërkurën paradite, “Dardanët” kanë mbajtur stërvitjen e radhës në kampin nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në Hajvali nën urdhrat e selektorit Franco Foda.

Në këtë seancë stërvitore, Foda është fokusuar në aspektet taktike që synon ti zbatoj kundër Lituanisë, ndeshje kjo që luhet të shtunën në Kaunas.

As në ditën e tretë të grumbullimit, Foda nuk i ka pasur në dispozicion të gjithë futbollistët.

Portieri Arijanet Muriq nuk është përfshirë në stërvitje për shkak të një lëndimi të lehtë, ndërsa Leart Paqarada mori pjesë vetëm në pjesën e parë të stërvitjes, përpara se të vazhdoj me ushtrime të lehta individuale nën kujdesin e trajnerit të fitnesit.

Atmosfera brenda ekipit ishte e e mirë, ndërsa mesfushori Lindon Emërllahu ka folur për dy ndeshjet e këtij muaji, ndonëse fokusi fillimisht është te përballja me Lituaninë.

Ai ka insistuar se Kosova synon pikët maksimale në të dyja ndeshjet dhe pret angazhim maksimal prej të gjithë futbollistëve për të arritur objektivin.

“Besoj se kanë shkuar shumë mirë këto tri ditë të stërvitjeve. Siç po e shihni angazhimi është maksimal nga të gjithë futbollistët. Jemi një grup shumë i mirë. Kemi disa lojtarë me përvojë, e disa të rinj dhe jemi bërë një miks shumë i mirë. Lojën e kemi analizuar çdo ditë. Shpresoj që në këto dy ndeshje të marrim 6 pikë. Por, së pari vëmendja është tek ndeshja e pare të shtunës kundër Lituanisë. Kundër lituanëve pres një angazhim shumë të mire sikurse ndaj Qipros. Me angazhim të tillë dhe disiplinë besoj se do të marrim tri pikë”, tha Emërllahu.

Stërvitja e ardhshme e “Dardanëve” do të zhvillohet të enjten prej orës 11:00 në Hajvali, ndërsa pasdite ekipi do të udhëtoj për në Lituani, saktësisht Kaunas.

Ndeshja Lituani – Kosovë, nis në orën 15:00 të shtunën kurse tri ditë më vonë, “Dardanët” e presin Qipron në Prishtinë në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KB Peja forcohet për duelet evropiane

KB Peja forcohet për duelet evropiane

Egnatia e mëson rivalin e fazës “play-off” në UEFA Europa League

Egnatia e mëson rivalin e fazës “play-off” në UEFA Europa League

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Fisnik Asllani te skuadra tjetër gjermane, Leipzigu

Nedim Bajrami drejt Arabisë Saudite

Nedim Bajrami drejt Arabisë Saudite

KB Peja forcohet për duelet evropiane

KB Peja forcohet për duelet evropiane

Egnatia e mëson rivalin e fazës “play-off” në UEFA Europa League

Egnatia e mëson rivalin e fazës “play-off” në UEFA Europa League

Aksident ndërmjet dy veturave në rrugën Gjakovë – Deçan, një person dërgohet për trajtim mjekësor

Aksident ndërmjet dy veturave në rrugën Gjakovë – Deçan, një person dërgohet për trajtim mjekësor

U rikthyen pas 28 vitesh, shtëpisë së familjes Berisha në Zveçan i vihet zjarri

U rikthyen pas 28 vitesh, shtëpisë së familjes Berisha në Zveçan i vihet zjarri

Sveçla dhe Krasniqi vizitë në Jabukë të Zubin Potokut

Sveçla dhe Krasniqi vizitë në Jabukë të Zubin Potokut

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Fisnik Asllani te skuadra tjetër gjermane, Leipzigu

Nedim Bajrami drejt Arabisë Saudite

Nedim Bajrami drejt Arabisë Saudite

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën