TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

OBSH-ja paralajmëron për rrezik të sëmundjeve në Liban

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
OBSH-ja paralajmëron për rrezik të sëmundjeve në Liban

Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar të martën se ka rrezik për shpërthimin e sëmundjeve në Liban, për shkak të kushteve në strehimoret e mbipopulluara të njerëzve të zhvendosur dhe mbylljes së spitaleve, pasi mjekët janë duke ikur nga sulmet izraelite.

Ushtria izraelite i ka nisur operacionet tokësore edhe në jugperëndim të Libanit të martën, duke e përshkallëzuar konfliktin njëvjeçar me grupin e mbështetur nga Irani, Hezbollah, si pasojë e të cilit janë vrarë mbi 1.000 njerëz në dy javët e fundit.

“Ne po përballemi me një gjendje kur rreziku për shpërthimin e sëmundjeve është shumë më i lartë, si për shembull, diarreja, hepatiti A dhe një numër sëmundjesh të parandalueshme përmes vaksinimit”, tha në një konferencë për media Ian Clarke, zyrtar i OBSH-së në Liban.

Agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar tashmë se sistemi shëndetësor është i mbingarkuar dhe deri tani pesë spitale në vend janë mbyllur dhe katër të tjera funksionojnë vetëm pjesërisht, tha Clarke.

Ai shtoi se spitalet janë mbyllur sepse mjekët ose janë larguar për shkak të luftimeve, ose u është kërkuar të evakuohen nga autoritetet libaneze.

Në të njëjtën konferencë, një zyrtar i Programit Botëror për Ushqim (WFP) shprehu shqetësim për aftësinë e Libanit për të ushqyer veten, duke thënë se mijëra hektarë tokë bujqësore në jug të vendit janë djegur ose braktisur për shkak të përshkallëzimit të luftimeve.

“Sa i përket bujqësisë dhe prodhimit të ushqimit, ka një shqetësim të jashtëzakonshëm për aftësinë e Libanit për të vazhduar të ushqejë veten”, tha Matthew Hollingworth, drejtori i WFP në Liban, duke shtuar se të korrat nuk do të ndodhin dhe prodhimet po kalben në fusha./Radio Evropa e Lirë

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Trump i thotë Kongresit se armëpushimi do të thotë se nuk ka nevojë për miratimin e tyre për luftën me Iranin

​Trump i thotë Kongresit se armëpushimi do të thotë se nuk ka nevojë për miratimin e tyre për luftën me Iranin

U aksidentua në vendin e punës, vdes shqiptari në Itali

U aksidentua në vendin e punës, vdes shqiptari në Itali

Zjarri kaplon pyjet e Italisë, evakuohen rreth 3 mijë banorë

Zjarri kaplon pyjet e Italisë, evakuohen rreth 3 mijë banorë

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

​27 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë

​27 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë

Fundjava në Kosovë me diell, vranësira e ca riga shiu

Fundjava në Kosovë me diell, vranësira e ca riga shiu

Këta janë 10 kandidatët më të votuar të PDK-së sipas rezultateve preliminare

Bedri Hamza, sërish kandidat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit

Gjykimi i ish-krerëve në Hagë, Behrami: Shtyrja e verdiktit është kalkulim politik, vendimi të merret brenda afatit

Gjykimi i ish-krerëve në Hagë, Behrami: Shtyrja e verdiktit është kalkulim politik, vendimi të merret brenda afatit

Behrami: Kurti e urren vetën në natën që e pranoi marrëveshjen e Ohrit, frikacak e s’di të qeverisë

Behrami: Kurti e urren vetën në natën që e pranoi marrëveshjen e Ohrit, frikacak e s’di të qeverisë

​Trump i thotë Kongresit se armëpushimi do të thotë se nuk ka nevojë për miratimin e tyre për luftën me Iranin

​Trump i thotë Kongresit se armëpushimi do të thotë se nuk ka nevojë për miratimin e tyre për luftën me Iranin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën