TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Doza e duhur e magnezit që ju duhet çdo ditë për shëndetin

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Doza e duhur e magnezit që ju duhet çdo ditë për shëndetin

Magnezi është një mineral i domosdoshëm për shëndetin.

Ai është thelbësor për shumë funksione të organizmit.

Magnezi shërben për përmirësimin e funksioneve të trurit, shëndetin e kockave, zemrën dhe aktivitetin e muskujve.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ai gjendet në ushqime si avokadot, arrorët, barishtet dhe produktet e bulmetit.

Marrja e suplementëve të magnezit është e rëndësishme për sistemin nervor, për gjumin, për rregullimin e  nivelit të sheqerit në gjak si edhe për konstipacionin.

Sasitë E Rekomanduara Ditore Të Magnezit

Sipas ekspertëve, të cilëve u referohet AgroWeb.org, foshnjat deri në 6 muajsh kanë nevojë për 30 mg magnez në ditë.

Fëmijët nga 1 në 3 vjeç kanë nevojë për 80 mg në ditë ndërsa ata deri në 8 vjeç kanë nevojë për 130 mg magnez në ditë.

Të miturit nga 9 deri në 13 vjeç kanë nevojë për 240 mg magnez.

Meshkujt nga 14 deri në 18 vjeç kanë nevojë për 410 mg magnez ndërsa femrat e kësaj grupmoshe kanë nevojë për 360 mg në ditë.

Femrat nga 19 deri në 30 vjeç kanë nevojë për 310 mg magnez në ditë, ndërsa meshkujt 400 mg.

Meshkujt nga 30 deri mbi 50 vjeç kanë nevojë për 400 deri në 420 mg magnez në ditë, ndërsa femrat nga 310 deri në 320 mg në ditë.

Mungesa e magnezit rrit rrezikun e tensionit të gjakut dhe diabetit të tipit 2.

Doza E Duhur E Magnezit Kundër Konstipacionit

Suplementët e magnezit gjenden në forma të ndryshme në varësi të përthithjes nga organizmi.

Kundër konstipacionit, ekspertët rekomandojnë magnez citrate dhe magnez hidroksid që përmirësojnë lëvizjen e zorrëve.

Ato funksionojnë si laksativ.

Magnezi hidroksid gjendet në formë të lëngshme.

Ju mund të konsumoni nga dy deri në katër lugë gjelle me suplementin e lëngshëm që e blini në farmaci.

Suplementët E Magnezit Për Gjumin

Magnezi është i nevojshëm për një gjumë cilësor.

Disa studime sugjerojnë se marrja e 500 mg magnez në ditë ju ndihmon të flini mirë dhe qetë.

Magnezi Për Sheqerin Në Gjak

Studimet konfirmojnë se doza të larta të suplementit siç mund të jetë 2,500 mg në ditë përmirësojnë nivelin e glukozës tek diabetikët.

Megjithatë, AgroWeb.org këshillon konsultë me mjekun.

Magnezi Kundër Kontraktimeve Muskulare

Kërkimet shkencore mbi rolin e magnezit tek muskujt janë të vazhdueshme.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se marrja e 300 mg magnez në ditë, zbut simptomat e kontraktimeve dhe dhimbjeve muskulare.

Suplementët Kundër Depresionit

Mungesa e magnezit rrit rrezikun e shfaqjes së depresionit.

Marrja e suplementëve nga 248 deri në 450 mg në ditë, përmirëson humorin tek pacientët që vuajnë nga depresioni, thonë ekspertët.

Doza E Duhur Kundër Migrenës

Njerëzit që vuajnë nga migrena mund të kenë mungesa të magnezit.

Sipas ekspertëve, suplementët prej 600 mg magnez në ditë, parandalojnë dhe zbusin intensitetin dhe kohëzgjatjen e migrenës.

Helmimi nga magnezi është diçka e rrallë, por përpara se të vendosni me kokën tuaj që të merrni një sasi më të lartë se 350 mg nga ky mineral në ditë, këshillohuni me një mjek specialist./AgroWeb.org

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Studim: Mungesa e gjumit bën që truri të fillojë të “hajë veten”

Studim: Mungesa e gjumit bën që truri të fillojë të “hajë veten”

Si ta kuptoni nëse keni një metabolizëm të ngadaltë?

Si ta kuptoni nëse keni një metabolizëm të ngadaltë?

Lëngu i boronicës “mburojë” për shëndetin e grave

Lëngu i boronicës “mburojë” për shëndetin e grave

Vetëm disa minuta qeshje në ditë mund të përmirësojnë shëndetin

Vetëm disa minuta qeshje në ditë mund të përmirësojnë shëndetin

Bora mposht edhe Prishtinën

Bora mposht edhe Prishtinën

Donald Trump e fton Edi Ramën që të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

Donald Trump e fton Edi Ramën që të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

Muriqi realizon “hetrikun” e parë për Mallorcan

Muriqi realizon “hetrikun” e parë për Mallorcan

Cakolli, numëron një varg kritikash për projektligjin e reformës zgjedhore

Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojnë në burg, pa përjashtim

KB Prishtina jep detaje për Kuvendin e jashtëzakonshem ku Bekë Berisha u zgjedh Kryetar i ri i Klubit

EKSKLUZIVE: Bekë Berisha jep dorëheqje nga posti i kryetarit të KB Prishtina

Muriqi, nëntë gola larg rekordit të kamerunasit Eto’o

Muriqi i pandalshëm, shënon dy gola për 45 minuta ndaj Bilbaos

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 914 vendvotime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën