TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shpërthim në një pompë derivatesh në Zveçan, detaje nga rasti

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
0
A A
Shpërthim në një pompë derivatesh në Zveçan, detaje nga rasti

Një shpërthim ndodhi në orët e para të së dielës në komunën e Zveçanit. Cak i këtij sulmi ishte vendi ku më herët ishte e vendosur një kompani serbe e derivateve Nga Policia e Kosovës thonë se pati vetëm dëme materiale dhe janë në hetime, në vendin e ngjarjes doli edhe kryetari i kësaj komune për të dënuar një akt të tillë.

Në orët e para të së dielës, në afërsi të qendrës së Komunës së Zveçanit ndodhi një shpërthim.

E cak i këtij sulmi ishte kjo pompë derivatesh.

Më herët në këtë pompë ishte e vendosur një kompani serbe e derivateve.

E nga ky sulm pati dëme vetëm materiale në pompë, në disa lokale dhe veturat përreth.

Pronari i njërit nga lokalet e dëmtuara, Nebojsha Ristoviq tha se nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur sulmi.

“Ne nuk jemi të lirë. Unë nuk kisha folur më shumë… Ka pasur këtu sigurim, nuk kam qenë këtu, për një moment çka ka ndodhur nuk di dhe as nuk mund të supozoj…Çka dhe si mund të dyshoj unë, por dihet këtu kush e mban sigurinë. Këtu është dashur të mbajnë sigurinë Kombet e Bashkuara, por fatkeqësisht sigurinë këtu e mbajnë ata që ju të gjithë e dini”, tha Nebojsha Ristoviq, pronar i lokalit.

Policia e Kosovës ka filluar hetimet për zbardhjen e rastit.

“Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, ndërsa ka pas dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi. Nuk mund të themi ende se çka e ka shkaktu këtë shpërthim, ndërsa njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes”, tha Elshani.

Në vendin e ngjarjes përveç Policisë doli edhe i pari i kësaj komune, Ilir Peci.

Ai e dënoi një akt të tillë.

“Mbrëmë pas mesnatës ka ndodhur një shpërthim pranë pompës së benzinës Lab-Oil. Nga ky incident nuk ka të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale në objektin e pompës dhe disa vetura. Komuna e Zveçanit dënon këtë akt dhe personat të cilët e shkaktuan incidentin. Kryetari i komunës ishte në vendin e ngjarjes për të parë gjendjen dhe për të falënderuar Policinë e Kosovës për gatishmërinë e tyre dhe profesionalizmin e treguar në çdo moment”, tha ai.

Në kohën e shpërthimit pika e karburantit kishte qenë e mbyllur për shërbim.

Rasti të tilla nuk janë të rralla vitet e fundit në veri të Kosovës.

Tags: shperthimiZvecan
ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e shtunë, temperaturat deri në 18 gradë

Çollaku: Ramush Haradinaj mund ta kryejë shumë mirë rolin e presidentit të Kosovës

Çollaku: Ramush Haradinaj mund ta kryejë shumë mirë rolin e presidentit të Kosovës

Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-ë

Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-ë

Gani Geci e propozon Anton Qunin për president të Kosovës

Zidane debuton me fitore në krye të Francës, triumfon në udhëtim ndaj Turqisë

Italia e nis me humbje në Ligën e Kombeve, Belgjika triumfon në Romë

Italia e nis me humbje në Ligën e Kombeve, Belgjika triumfon në Romë

Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE

Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën