Ministri i Punëve të brendshme, Xhelal Sveçla është shprehur i lumtur për raportin e fundit të kompanisë amerikane Gallup, ku Kosova u rendit në top 10 vendet e botës me vlerën më të lartë të indeksit të Ligjit dhe Rendit dhe në mesin e vendeve më të sigurta në glob për qytetarët e saj.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla thotë se kjo renditje vjen si rezultat i dëshirës së qytetarëve për qetësi, rend dhe nga vullneti i institucioneve e agjencive ligjzbatuese që kjo të plotësohet/
“U jam falënderues të gjithëve për këtë arritje të Republikës sonë. Le të punojmë edhe më shumë që të renditemi në 5shen e parë”, shkruan ministri në facebook.