TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Borrell takoi liderët e Ballkanit Perëndimor: Udhëheqësit duhet të marrin vendime të guximshme

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Borrell takoi liderët e Ballkanit Perëndimor: Udhëheqësit duhet të marrin vendime të guximshme

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka takuar dje në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York liderët e Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e këtij takimi nga Kosova ishte presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Në njoftimin e BE-së thuhet se Borrell theksoi se Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e së ardhmes ndërsa shtoi se udhëheqësit duhet të marrin vendime të guximshme dhe strategjike për të çuar para aspirtat e tyre evropiane.

Shefi i diplomacisë evropiane në këtë takim rikonfirmoi angazhimin e BE-së për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në rrugën e tyre evropiane.

Komunikata e plotë e BE-së:

Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë/Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Josep Borrell priti në një takim jozyrtar me liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Takimi vjetor pasqyron përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj partneritetit tonë me Ballkanin Perëndimor – shtetet tona anëtare të ardhshme. Ai shërben si një rast për shkëmbimin e pikëpamjeve për çështjet me interes të përbashkët, përtej zgjerimit, për çështjet e sigurisë dhe stabilitetit global.

Diskutimi u përqëndrua në sfidat e ngutshme gjeopolitike, veçanërisht ndikimin e dëmshëm të agresionit rus kundër Ukrainës dhe përpjekjet e Kinës për të zgjeruar ndikimin e saj ekonomik. Përfaqësuesi i Lartë Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor diskutuan rëndësinë e forcimit të qëndrueshmërisë, duke theksuar nevojën për harmonizim strategjik me Bashkimin Evropian për të ruajtur stabilitetin rajonal.

Përfaqësuesi i Lartë Borrell theksoi se Ballkani Perëndimor është një pjesë integrale e së ardhmes së Evropës. Ai theksoi rëndësinë dhe forcën e lidhjeve BE-Ballkani Perëndimor dhe përsëriti se anëtarësimi në BE është i arritshëm, me kusht që reformat kyçe të ndiqen me fokus të ri./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Top 5 mediat botërore e vendosin Sunny Hill në ballinat e tyre

Top 5 mediat botërore e vendosin Sunny Hill në ballinat e tyre

KFF Mitrovica triumfon ndaj Ludogoretsit në Ligës së Kampionëve, vazhdon ëndrrën evropiane

KFF Mitrovica triumfon ndaj Ludogoretsit në Ligës së Kampionëve, vazhdon ëndrrën evropiane

Kosova mundet me një pikë nga Malta, luan për vendin e tretë

Kosova mundet me një pikë nga Malta, luan për vendin e tretë

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Një e katërta e lumenjve në Francë janë tharë nga thatësira dhe i nxehti ekstrem

Një e katërta e lumenjve në Francë janë tharë nga thatësira dhe i nxehti ekstrem

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën