TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Muriqi do të pauzoj deri në pesë javë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A

Kombëtarja e Kosovës në futboll, ka gjasa të mëdha të jetë pa sulmuesin kryesor, Vedat Muriqi për dy ndeshjet që i luan muajin tjetër në kuadër të Ligës së Kombeve.

Muriqi është lënduar të shtunën në stërvitje te Mallorca dhe do t’i mungoj ekipit spanjoll për ndeshjen kampionale kundër Real Betisit që luhet të hënën prej orës 21:00.

Në fakt, te Mallorca nuk do të llogaritin në Muriqin të paktën për tri javët e ardhshme, ndonëse shkalla e lëndimit të tij do të dihet saktë brenda kësaj jave.

Trajneri Jagoba Arrasate ka folur për lëndimin e Muriqit në prag të ndeshjes me Betisin dhe ka shtuar se nuk pret që sulmuesi të jetë në gjendje të luaj për Mallorcan para pushimit që klubet do ta kenë muajin e ardhshëm shkaku i ndeshjeve të kombëtareve.

Ai ka zbuluar se Muriqi ka dëmtim të muskulit dhe se mund të qëndroj jashtë fushës deri në pesë javë, mungesë kjo e madhe jo vetëm për Mallorcan por edhe Kombëtaren e Kosovës.

“Dardanët” muajin tjetër do ti luajnë dy ndeshje në Ligën e Kombeve, ku me 12 tetor përballen me Lituaninë në udhëtim përpara se tri ditë më vonë ta presin Qipron në Prishtinë.

30-vjeçari këtë sezon ka 1 gol e 1 asistim për Mallorcan në La Liga, ndërsa me fanellën e Kosovës ka shënuar dy gola në fitoren e thellë 4:0 ndaj Qipros javë më parë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Paraguai me festë kombëtare pas kalimit në 1/8 e finales

Paraguai me festë kombëtare pas kalimit në 1/8 e finales

Nagelsmann flet për të ardhmen e tij

Nagelsmann flet për të ardhmen e tij

​Botërori vazhdon sot me ndeshje interesante

​Botërori vazhdon sot me ndeshje interesante

Eliminohet Holanda, Maroku në 1/8 e finales

Eliminohet Holanda, Maroku në 1/8 e finales

Kuvendi i veriut bëhen pishman për “I Love Mitrovica”, voton për të mos e larguar

Kuvendi i veriut bëhen pishman për “I Love Mitrovica”, voton për të mos e larguar

Angelina Jolie: Pas divorcit me Brad Pitt nuk kam pasur asnjë lidhje romantike

Angelina Jolie: Pas divorcit me Brad Pitt nuk kam pasur asnjë lidhje romantike

​Kuvendi i Prishtinës nuk arrin t’i ndaj 100.000 € për “Prishtina Parking”

​Kuvendi i Prishtinës nuk arrin t’i ndaj 100.000 € për “Prishtina Parking”

SHBA dhe Evropa përplasen për postin kyç që mund të ndikojë të ardhmen e Bosnjës

SHBA dhe Evropa përplasen për postin kyç që mund të ndikojë të ardhmen e Bosnjës

Vazhdojnë kërkimet për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës, FSK-ja i bashkohet operacionit

Vazhdojnë kërkimet për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës, FSK-ja i bashkohet operacionit

WhatsApp prezanton ndryshime në cilësimet e privatësisë

WhatsApp prezanton ndryshime në cilësimet e privatësisë

Tentim vrasja në Kolovicë- Fitim Doda dënohet me 7 vjet e 10 muaj burgim, Arijan Sijarina me 9 muaj burgim

Aktakuzë ndaj dy inspektorëve të ATK-së në Gjakovë, dyshohen se morën ryshfet nga pronarë biznesesh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën