TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Konjufca në takim me afaristët gjermanë, i fton ata për investime në Kosovë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Konjufca në takim me afaristët gjermanë, i fton ata për investime në Kosovë

Gjatë ditës së sotme kryeparlamentari Konjufca është takuar me një grup afaristësh nga Gjermania, të cilët janë duke qëndruar për vizitë në Kosovë.

Gjatë bashkëbisedimit me afaristët gjermanë, Konjufca ka thënë se Kosova e sheh Gjermaninë si partner të rëndësishëm për investime dhe sipas tij nëpërmjet legjislacionit mund të kontribuohet për ardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë.

Në takim, kreu i Kuvendit përmendi edhe ndihmën që Gjermania i ka ofruar popullit të Kosovës gjatë viteve nën okupim të regjimit serb dhe gjatë luftës së vitit 1999.

Ai theksoi domosdoshmërinë që të krijohen vende pune në Kosovë, prandaj ai tha se partneriteti me Gjermaninë është i rëndësishëm.

“Papunësia në Kosovë tradicionalisht ka pasur një përqindje bukur të lartë. Pikërisht për këtë arsye edhe migrimi është shumë i madh. Është e domosdoshme për ne që të krijojmë vende të punës në Kosovë, por për ta arritur këtë është i nevojshëm absorbimi i investimeve në vendin tonë, prandaj ju shohim si partnerë shumë të rëndësishëm”, tha kryeparlamentari Konjufca.

Para afaristëve gjermanë Konjufca theksoi se të gjitha vendet demokratike duhet të jenë sa më të bashkuara në vitet e ardhshme, në mënyrë që të tejkalohen krizat, të cilat do të jenë si pasojë e agresionit të Rusisë në Ukrainë.

“Agresioni i Rusisë në Ukrainë po tregon se në vitet e ardhshme e gjithë bota do të përballet me një krizë e cila do ta prekë edhe vendin tonë, por së bashku do ta kalojmë çdo sfidë”, tha ai.

Kryesuesja e delegacionit të afaristëve gjermanë, Sarna Roser, duke folur për përparimin e Kosovës në aspektin ekonomik, tha se kjo vizitë do të nxisë afaristët e rinj që të vijnë të investojnë në Kosovë.

Ajo shtoi se gjatë vizitës do të takohen edhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe përfaqësues të bizneseve kosovare, për të parë mundësitë e investimeve në Kosovë.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rinumërohen 23 vendvotimet e para nga 914 vendvotime

Rinumërohen 23 vendvotimet e para nga 914 vendvotime

Pas takimit me Kurtin, Sorensen i shkon në takim Osmanit

Pas takimit me Kurtin, Sorensen i shkon në takim Osmanit

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Vënia e gurthemelit të objektit të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë, Rama: Hap i rëndësishëm

Dua Lipa frymëzon emrat e foshnjave në 2026

​KOSTT paralajmëron reduktime, disa lagje në kryeqytet më shumë se një orë pa rrymë

​KOSTT paralajmëron reduktime, disa lagje në kryeqytet më shumë se një orë pa rrymë

Arrestohet një serb në Leposaviq, kishte kaluar ilegalisht kufirin

Arrestohet një serb në Leposaviq, kishte kaluar ilegalisht kufirin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën