TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rreth 25 të vrarë , Borrell i quan veprime shumë shqetësuese sulmet në Liban

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Borrell: Kurti nuk ishte i gatshëm për takim, paraqiti tri kërkesa

Vetëm një ditë pasi pajisjet” Pager”të përdorura nga qindra anëtarë të grupit militant Hezbollah shpërthyen , më shumë pajisje elektronike shpërthyen të mërkurën në atë që dukej të ishte një valë e dytë e sulmeve të sofistikuara, vdekjeprurëse, për të cilat Hezbollah fajëson Izraelin.

Ministri libanez i Shëndetësisë Firas Abiad  tha se nga sulmi i djeshëm u vranë 25 persona, ndërsa rreth 608 janë të plagosur.

“Kemi 25 të vrarë nga sulmi i djeshëm. Sa i përket të plagosurve dje kemi pasur 608 të plagosur, ky ishte numri i përgjithshëm. 360 prej tyre nuk kishin nevojë të shtroheshin në spital. 178 janë shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme. 61 prej tyre janë në reanimacion”, tha ai, raporton AP

E ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant nuk përmendi shpërthimet e pajisjeve elektronike, por vlerësoi punën e ushtrisë izraelite dhe agjencive të sigurisë dhe tha se Izraeli është në fillimin e një faze të re në luftës.

“Qendra e gravitetit po zhvendoset në veri duke devijuar burimet dhe forcat. Ne jemi në fillimin e një faze të re të luftës.  Kjo kërkon guxim, vendosmëri dhe këmbëngulje”, tha ministri Izraelit.

Ndërkohë kryediplomati i Bashkimit Evropian Joseph Borrell i quajti shumë shqetësuese sulmet në Liban, ndërsa tha se këto veprime rrezikojnë të çojnë në një përshkallëzim të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Të martën, pejxherët e përdorur nga qindra anëtarë të Hezbollahut shpërthyen pothuajse njëkohësisht në pjesë të Libanit si dhe në Siri.

Të dy sulmet, të cilat besohet gjerësisht se janë kryer nga Izraeli, kanë rritur frikën se konflikti mund të përshkallëzohet në luftë gjithëpërfshirëse.

Hezbollahu ka përdorur pagers si një mënyrë për të komunikuar për vite me radhë.

Së fundmi, udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, paralajmëroi anëtarët e grupit që të mos mbanin celularë, duke thënë se ata mund të përdoren nga Izraeli për të gjurmuar lëvizjet e grupit.

 

Tags: borrellsulmet ne Liban
ShareTweet

Postime të ngjashme

Erdogan takohet me Vuçiqin, tregtia cilësohet “lokomotivë” e partneritetit

Erdogan takohet me Vuçiqin, tregtia cilësohet “lokomotivë” e partneritetit

Një nga figurat kyçe të Marrëveshjeve të Oslos i përfshirë thellë në rrjetin e Epstein

Një nga figurat kyçe të Marrëveshjeve të Oslos i përfshirë thellë në rrjetin e Epstein

Elisa Spiropali merr pozitën për Ministre të Jashtme

Deklarata për pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së, Spiropali: Do të angazhohem për zbatimin e saj plotësisht

Stuhia Nils lë një të vdekur dhe afër një milion familje pa energji elektrike në Francë

Stuhia Nils lë një të vdekur dhe afër një milion familje pa energji elektrike në Francë

Foda flet për shortin e Nations League: “Austria është favorite e grupit“

Foda flet për shortin e Nations League: “Austria është favorite e grupit“

Ymeri: Kompania me të cilën është takuar Kurti ka fituar 1 milion euro dje për bartjen e rrymës

Ymeri thotë se gjykata ka hedhur poshtë padinë e KEK-ut ndaj saj

Shkodra e sheh vendimin e Haradinajt si shpallje të kandidaturës për president

Shkodra e sheh vendimin e Haradinajt si shpallje të kandidaturës për president

“Këndi i Debatit” 12.02.2026

“Këndi i Debatit” 12.02.2026

Lista Serbe kërkon që për integrimin e Arsimit e Shëndetësisë të diskutohet në Bruksel

Lista Serbe kërkon që për integrimin e Arsimit e Shëndetësisë të diskutohet në Bruksel

Kuvendi miraton zgjatjen e ndarjeve buxhetore

Kuvendi miraton zgjatjen e ndarjeve buxhetore

Kuvendi miraton rezolutën për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kuvendi miraton rezolutën për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën