TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Statovci: Diskutimi për hapjen e urës së Ibrit me Serbinë në Bruksel, çështje e mbyllur

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Statovci: Diskutimi për hapjen e urës së Ibrit me Serbinë në Bruksel, çështje e mbyllur

Deputetja e Grupit Paralamnetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka thënë se me Serbinë nuk do të diskutohet në Bruksel për çështjen e hapjes së urës së Ibrit.

Ajo ka thënë se kjo çështje është e mbyllur dhe se Serbia nuk është palë në këtë temë.

Statovci në emisionin “Ditari” në Tëvë 1 ka thënë se qëndrimi i Qeverisë është që ura duhet të hapet, por në koordinim edhe me aleatët.

“Diskutimi për hapjen e urës së Ibrit në Bruksel është çështje e mbyllur, nuk është Serbia palë për të diskutuar për këtë. Kemi qenë të qartë se ura duhet të hapet mirëpo gjithashtu është në rregull që ky proces të jetë në koordinim me ata të cilët ne i konsiderojmë partnerë dhe i konsiderojmë aleatë”, tha ajo.

Statovci ka thënë se janë të vetëdijshëm për situatën gjeopolitike dhe rrethanat që ngritin partnerët.

“Padyshim që jemi shumë të vetëdijshëm për aspektin gjeopolitik dhe rrethanat e tjera të cilat edhe ngriten nga partnerët tanë, kështu që këtë do ta realizojmë edhe me diskutim me qytetarët tanë që preken nga ky vendim por edhe me akterët ndërkombëtar për çështje të sigurisë që ata i mbulojnë siç është KFOR-i”, ka thënë Statovci.

E pyetur për pjesëmarrjen e zyrtarëve të NATO-s në takimin e së martën në Bruksel, ku zëvendëskryeministri Bislimi u takua me ndërmjetësuesin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, tha se as NATO nuk kërkon që hapja e urës së Ibriti të diskutohet në dialog.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të martën pas takimit trepalësh në Bruksel fajësoi Serbinë, për siç tha ai tentim për të imponuar agjendën.

Pas takimi reagim ka pasur edhe NATO. Nw reagimin thuhej se në mënyrë që të mos rrezikohen trupat e saj dhe komuniteti lokal, hapja e urës qendrore në Mitrovicë duhet të vendoset në dialog.

“Goffus theksoi nevojën për zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme [rreth Urës së Ibrit]. Vendimet duhet të merren përmes dialogut, në koordinim në kohë dhe efektiv me komunitetin ndërkombëtar dhe në mënyrë që të mos rrezikohet siguria e komuniteteve lokale apo e trupave të NATO-s”, thuhet në komunikatë.

Tags: hapja e ures se IbritStatovci
ShareTweet

Postime të ngjashme

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë jashtë rrezikut për jetë

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan, lëndohen katër persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën