TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Orbani e pret Dodikun në takim në Budapest

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Orbani e pret Dodikun në takim në Budapest

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, bisedoi me presidentin e Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, gjatë një takimi në Budapest.

Ata biseduan për “integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE) dhe se si Hungaria, si kryesuese e Këshillit të BE-së, mund ta përmirësojë këtë proces”, tha zëdhënësi për media i zyrës së kryeministrit hungarez, Bertalan Havasi.

Ndërkohë, Orbani shkroi në rrjetin social X se takimi i tij me Dodikun ishte “në shërbim të thellimit të stabilitetit të Bashkimit Evropian”.

“Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është thelbësor për BE-në. Në vend të leksioneve dhe sanksioneve, ne besojmë në dialog dhe bashkëpunim. Takimi im sot me presidentin Millorad Dodik i shërbeu këtij qëllimi”, shkroi Orban.

Orbani është një nga aleatët kryesorë të presidentit prorus të entitetit serb të Bosnjës dhe një nga liderët e paktë të BE-së që janë të gatshëm të takohen me të. Ata biseduan të paktën tri herë në vitin 2023.

Në fillim të këtij viti, Dodiku ia dha Viktor Orbanit çmimin “Urdhri i Republikës Sërpska” në një ceremoni në Banja Llukë.

Të gjithë presidentët e mëparshëm të Serbisë, si dhe kreu i Kishës Ortodokse Serbe dhe pesë personat e dënuar për krime lufte para Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë, përfshirë ish-udhëheqësin serb të Bosnjës Radovan Karaxhiq dhe ish-komandantin e Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladiq, janë shpërblyer me këtë çmim, shkruan REL.

Dodik, një nacionalit i cili ia dha çmimin e njëjtë edhe presidentit rus Vladimir Putin vitin e kaluar, është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe për shkak të përpjekjeve të tij për ta minuar marrëveshjen për paqe Dejton, e cila i dha fund luftës së Bosnjës në vitet ’90.

Qeveria hungareze vuri veton ndaj sanksioneve të BE-së kundër Dodikut.

Tags: BudapestDodikOrban
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pesti në skenë me “Nan”

Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pesti në skenë me “Nan”

​Dy të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në Gjermani

​Dy të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në Gjermani

Forcat Speciale maqedonase defilojnë në Kumanovë, reagime për provokim ndaj shqiptarëve

Forcat Speciale maqedonase defilojnë në Kumanovë, reagime për provokim ndaj shqiptarëve

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

Grabitet me armë argjendaria në Kamëz

“Isha duke e bartur shokun tim e s’e dija”-rrëfime prekëse për dëshmorin Muhamet Kabashi

“Isha duke e bartur shokun tim e s’e dija”-rrëfime prekëse për dëshmorin Muhamet Kabashi

27-vjet pa Ukshin Hotin, shoku i qelisë kujton fjalët e fundit të profesorit

27-vjet pa Ukshin Hotin, shoku i qelisë kujton fjalët e fundit të profesorit

Hasani: Pa nënkryetarin serb, Kuvendi s’është i konstituuar

Kandidatet gra në lista – Vetëvendosje 39, një më pak LDK, dy më pak PDK e AAK

Takim i ri për dialogun Kosovë – Serbi së shpejti në Bruksel

Dialogu me Serbinë – Kërkohet të trajtohet me prioritet nga qeveria e re

Vendi rrezikon të shkojë edhe një herë në zgjedhje dhe të mbes pa president

Vendi rrezikon të shkojë edhe një herë në zgjedhje dhe të mbes pa president

Si ndodhi aksidenti me fatalitet në Komoran të Drenasit?

Arrinë në 11 numri i të lënduarve nga aksidenti në Prilep të Deçanit

Gjini: Qeveria nuk ka ndarë buxhet për projektet e reja në Gjakovë

​Ardian Gjini: Duhet të krijojmë kushte që qytetarët të pasurohen, synimi im është një Kosovë që krijon “Zuckerbergë”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën