TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Irani zotohet për përgjigje “proporcionale” pas sanksioneve

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Irani zotohet për përgjigje “proporcionale” pas sanksioneve

Irani tha se do të përgjigjet në mënyrë “simetrike dhe proporcionale” pasi Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania i anuluan marrëveshjet për shërbime ajrore me Teheranin dhe u zotuan se do ta sanksionojnë kompaninë e saj ajrore, Iran Air.

Treshja evropiane, e njohur si E3, tha në një komunikatë më 10 shtator se ka ndërmarrë masa pasi konfirmoi se Irani kishte transferuar raketa balistike në Rusi.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj 10 individëve dhe gjashtë subjekteve me bazë në Iran dhe në Rusi, përfshirë ndaj Iran Air, për furnizimin e dyshuar me raketa balistike.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani, tha më 10 shtator se këto akuza janë “plotësisht të rrejshme dhe të pabaza”.

“Veprimet e këtyre tri vendeve evropiane janë vazhdimësi e politikës armiqësore të Perëndimit dhe imponimit të terrorizmit ekonomik kundër popullit të Iranit”, tha ai në një deklaratë në Telegram.

“Ato do të përballen me një përgjigje simetrike dhe proporcionale”, shtoi ai.

Në komunikatën e përbashkët, E3 tha se furnizimi i dyshuar me raketa balistike “është përshkallëzim i mëtejshëm i mbështetjes ushtarake të Iranit për luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës dhe nënkupton se raketat iraniane do të arrijnë tokën evropiane, duke rritur vuajtjet e popullit ukrainas”.

Irani është goditur me sanksione disa herë prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, për shkak se Moska përdor dronë iranianë, Shahed dhe Mohajer, në këtë luftë.

Irani vazhdon ta mohojë se dronët e tij po përdoren në luftë dhe këmbëngul se nuk mban anë në këtë konflikt, shkruan REL.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe homologu i tij britanik, David Lammy, e akuzuan më 10 shtator Iranin edhe zyrtarisht se e ka furnizuar Moskën me raketa.

“Rusia ka pranuar dërgesa të këtyre raketave balistike [iraniane] dhe me gjasë do t’i përdorë ato brenda javësh në Ukrainë kundër ukrainasve”, tha Blinken.

Kremlini nuk i ka komentuar ende deklaratat e Blinkenit.

Por, një ditë më parë, ai nuk i hodhi poshtë drejtpërdrejt akuzat se po furnizohet me raketa nga Irani, duke e nënvizuar bashkëpunimin me Teheranin dhe duke thënë se po zhvillon dialog me të në të gjitha fushat.

Teherani e ka mohuar se e furnizon Moskën me raketa.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Trump i thotë Kongresit se armëpushimi do të thotë se nuk ka nevojë për miratimin e tyre për luftën me Iranin

​Trump i thotë Kongresit se armëpushimi do të thotë se nuk ka nevojë për miratimin e tyre për luftën me Iranin

U aksidentua në vendin e punës, vdes shqiptari në Itali

U aksidentua në vendin e punës, vdes shqiptari në Itali

Zjarri kaplon pyjet e Italisë, evakuohen rreth 3 mijë banorë

Zjarri kaplon pyjet e Italisë, evakuohen rreth 3 mijë banorë

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

​KQZ: Fillon aplikimi për certifikim të subjekteve politike dhe dorëzim të listave të kandidatëve për deputetë

​KQZ: Fillon aplikimi për certifikim të subjekteve politike dhe dorëzim të listave të kandidatëve për deputetë

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku për emërimin e zëvendësministrave nga Kurti: Po dëmton demokracinë

“Trepça” njofton se ka rikthyer nën menaxhim të gjitha pronat e saj

Vidhen dy trafo në Trepçë, vlera e tyre shkon deri në 80 mijë euro

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

Ministria njofton për çmimet e derivateve, nafta 1.69 €, benzina 1.48 € për litër

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Vdekje e dyshimtë në Kllokot, doktori gjen pa shenja jete pacienten në dhomën e spitalit

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person në Kaçanik, sulmoi babain e tij

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Një grua gjendet e vdekur në Prizren, dyshohet për vetëvrasje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën