TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Skeja: Gjuha fyese e deputetëve nxitë urrejtje

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Skeja: Gjuha fyese e deputetëve nxitë urrejtje

Organizata “Linja e Jetës”, e ka dorëzuar të martën në Kuvendin e Kosovës, peticionin për projektligjin për parandalimin e vetëvrasjes.

Lidhur me këtë peticion, në emisionin “Ditari”, në Tëvë1, ka folur Bind Skeja, nga organizata “Linja e Jetës”, i cili ka treguar se çfarë kërkojnë të përmbajë ligji.

Skeja, ka thënë se ndër të tjera, kërkojnë që ligji të përmbajë shërbime klinike për parandalimin e vetëvrasjes, bashkëpunim me mediat për raportim sa më etik të vetëvrasjeve, mbështetje specifike për komunitetet jo shumicë, si dhe mekanizma për mbledhjen e të dhënave të vetëvrasjes.

“Ky ligj kemi kërkuar të përmbajë shërbime klinike të përshtatshme për qytetetarët do të thotë psikologu dhe psikiatri por të specializuar në fushën e parandalimit të  vetëvrasjes. Të ketë gjithashtu mbështetje jo klinike që janë mbvështetje speciale ku mundet ta marrin formën e asistences ekonomike ose ndoshta me banim, në baza komunitare për shembull ndërtimin e qendrave komunitare, të ketë bashkëpunim me mediat që raportimi i vetëvrasjeve të jetë sa më etik, të sigurohet që secili institucion e ka një objetiv që merret me parandalimin e vetëvrasjes për shembull shkollat duhet ta kenë objektiv që ata të mund të identifikojnë se cili është roli i tyre në parandalimin e vetëvrasjes në hapësirat e tyre shkollore, gjithashtu përmes ligjit të krijohet mbështetje specifike për komunitetet jo shumicë për shembull komuniteti quer që kanë shumë më shumë shifra të vetëvrasjes se personat heteroseksual si dhe të sigurohen mekanizma të cilat i numërojnë shifrat e vetëvrasjeve për shkak se nuk kemi mekanizma të tilla të besueshme”, ka theksuar Skeja.

Për gjuhën fyese të përdorur nga disa deputetë ndaj komuniteteve, Skeja ka deklaruar se është një lloj kontributi në nxitjen e urrejtjes ndaj komunitetit, si dhe një lloj kontributi i tyre për siç ka thënë ai, në dërgimin e këtyre individëve drejt vetëvrasjes.

“Nëse ti del edhe nxit urrejtje ndaj një komuniteti, edhe atë komunitet e bën të duket më të papranueshëm prej popullatës, edhe ai komunitet pastaj rrjedhimisht do të ketë më shumë vështirësi në jetën e tyre, atëhere ti drejtëpërdrejtë je duke i dërguar këta individë në vetëvrasje. Çdo vetëvrasje që ndodh sot në Kosovë të komuniteti queer, në njëfarë mënyre mund t’iu atribohet këtyre komenteve të Duda Baljes, të Burim Metës e të deputetëve tjerë që dalin dhe flasin shumë lirshëm, për shkak se ata kontribojnë direkt në shtypjen e tyre si grupe të margjinalizuara, kontribojnë që ata të kenë më shumë urrejtje në jetën e tyre, si dhe kontribojnë që ata të jenë më të pabarabartë sesa qytetarët tjerë, e liria dhe barazia janë themel që ndikojnë që njeriu të mos përfundojë në vetëvrasje”, ka shtuar ai.

Ndërsa, i pyetur se a përfshihet kjo gjuhë fyese si kërkesë në peticion, Skeja ka thënë se nuk e kanë parë të nevojshme ta përfshijnë ‘për shkak se këto mekanizma veçse ekzistojnë por vetëm nuk janë duke u përdorur’.

“Jo nuk përfshihet si kërkesë në peticion, për shkak se këto mekanizma veçse ekzistojnë por vetëm nuk janë duke u përdorur, do të thotë kryetari i kuvendit ka mundësi me ua tërheq vërejtjen deputetëve tjerë. Por, gjithashtu është në pritje rregullorja për ndalimin e gjuhës së urrejtjes në kuvend, e cila do t’i përcaktojë rregullat specifike që duhet ti ndjekin deputetët, në mënyrë që të mos promovojnë gjuhë të urrejtjes, prandaj nuk e kemi parë si të nevojshme që ta cekim në peticion”, ka thënë Skeja./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Inspektorati shton kontrollet për çmimet e naftës në tregun e Kosovës

Inspektorati shton kontrollet për çmimet e naftës në tregun e Kosovës

Abdixhiku pas propozimit për qeveri nacionale të tranzicionit: Kam marrë gatishmëri të disa prej liderëve

AGK dënon gjuhën e Lumir Abdixhikut ndaj mediave: E papranueshme dhe e rrezikshme

​U takuan për pagat e punëtorëve teknikë, Azemi: Rektori u largua nga takimi, ishte i frustruar

​U takuan për pagat e punëtorëve teknikë, Azemi: Rektori u largua nga takimi, ishte i frustruar

Pacolli: Pas Kenias paralajmëruam edhe njohje të tjera

Pezullohet AKR-ja e Behgjet Pacollit

Inspektorati shton kontrollet për çmimet e naftës në tregun e Kosovës

Inspektorati shton kontrollet për çmimet e naftës në tregun e Kosovës

Mbi 20 vetura të reja nga Grupi Volkswagen po vijnë – cilat janë ato?

Mbi 20 vetura të reja nga Grupi Volkswagen po vijnë – cilat janë ato?

Abdixhiku pas propozimit për qeveri nacionale të tranzicionit: Kam marrë gatishmëri të disa prej liderëve

AGK dënon gjuhën e Lumir Abdixhikut ndaj mediave: E papranueshme dhe e rrezikshme

Shqipëri: Kuvendi voton kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, opozita paralajmëron protestë të re

Shqipëri: Kuvendi voton kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, opozita paralajmëron protestë të re

​U takuan për pagat e punëtorëve teknikë, Azemi: Rektori u largua nga takimi, ishte i frustruar

​U takuan për pagat e punëtorëve teknikë, Azemi: Rektori u largua nga takimi, ishte i frustruar

Pacolli: Pas Kenias paralajmëruam edhe njohje të tjera

Pezullohet AKR-ja e Behgjet Pacollit

‘Finalissima’ mes Argjentinës dhe Spanjës mund të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”

‘Finalissima’ zhvendoset në Madrid, “Bernabéu” favorit për ta pritur ndeshjen Spanjë ‑ Argjentinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën