TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rritja ekonomike prej 3.9 përqind vlerësohet e pamjaftueshme

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Rritja ekonomike prej 3.9 përqind vlerësohet e pamjaftueshme

Banka Qendrore e Kosovës ka parashikuar një rritje ekonomike prej 3.9 përqind në vitin 2024. Por kjo rritje sipas ekonomistëve nuk është e mjaftueshme. Po sipas tyre, kjo është shkak që varfëria e papunësia do të vazhdojnë të jenë prezente në Kosovë.

Rritja ekonomike këtë vit parashikohet të jetë 3.9 përqind.

Kështu u bë e ditur në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës.

E kjo rritje sipas BQK-së mbështetet në disa faktorë.

“Parashikimet e BQK-së për vitin 2024 sugjerojnë se ekonomia e Kosovës do të mbështetet nga rritja e të ardhurave reale të disponueshme, falë uljes së inflacionit, dhe rritjes së burimeve të financimit. BQK parashikon rritje ekonomike prej 3.9 përqind për vitin 2024, që pritet të mbështetet nga rritja e konsumit, investimeve dhe eksportit të mallrave dhe shërbimeve, kundrejt ndikimit negativ të importit të mallrave dhe shërbimeve në BPV”, thuhet nga Banka Qendrore e Kosovës.

Por kjo rritje ekonomike sipas ish ministrit të Ekonomisë, Haki Shatri, është e pamjaftueshme.

Prandaj sipas tij, varfëria e papunësia janë akoma në shkallë të lartë.

“Nën 7% nuk mund t’i zgjidhë këto probleme sepse janë edhe probleme të trashëgume edhe të krijuara në ditët në vijim dhe kjo mbetet që edhe një kohë pra të ballafaqohemi me telashe edhe të varfërisë edhe të papunësisë”, vlerëson Shatri.

Se nuk ka stabilitet ekonomik dhe buxhetor në vend e thotë ekonomisti Jakup Bellaqa.

“Për jetën e qytetarëve nuk është e mjaftueshme ky zhvillim ekonomik mirëpo duhet marrë parasysh edhe parametrat ekonomik të cilët i ka Kosova. Me bruto produkt ende është më e vogla në rajon edhe rritjet ekonomike në rajon përafërsisht janë të njejta. E kënaqshme kish me qenë mbi 7% rritja ekonomike e Kosovës”, shprehet ai.

Sipas ekonomistëve, për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, rritja ekonomike në vend duhet të jetë dyshifrore.

Tags: KosovaRritja ekonomike
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministrja Mimoza Kusari Lila reagon për kërcënimet ndaj presidentes Osmani

Kusari ndaj kërkesës së AAK:Akciza dhe TVSH e naftës nuk mund të ndryshohen

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Matiçan

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Matiçan

Osmani takon ambasadorin gjerman, theksohet partneriteti strategjik Kosovë-Gjermani

Osmani takon ambasadorin gjerman, theksohet partneriteti strategjik Kosovë-Gjermani

AGK dënon përcjelljen dhe kërcënimin ndaj ekipit të Tëvë1 në Zveçan

Reagon AGK pas deklaratave për “çanta me pare”: Të ofrohen fakte dhe emra, shqetësuese fushata e VV-së ndaj mediave

Sulmet izraelite në Liban: 10 të vrarë në 24 orë, shkatërrohet ura kyçe mbi lumin Litani

Sulmet izraelite në Liban: 10 të vrarë në 24 orë, shkatërrohet ura kyçe mbi lumin Litani

Emisioni “Ditari” 23.03.2026

Emisioni “Ditari” 23.03.2026

Ministrja Mimoza Kusari Lila reagon për kërcënimet ndaj presidentes Osmani

Kusari ndaj kërkesës së AAK:Akciza dhe TVSH e naftës nuk mund të ndryshohen

Kryetari i Parlamentit iranian mohon negociatat me SHBA-në, i quan lajme të rreme

Kryetari i Parlamentit iranian mohon negociatat me SHBA-në, i quan lajme të rreme

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Matiçan

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Matiçan

Osmani takon ambasadorin gjerman, theksohet partneriteti strategjik Kosovë-Gjermani

Osmani takon ambasadorin gjerman, theksohet partneriteti strategjik Kosovë-Gjermani

AGK dënon përcjelljen dhe kërcënimin ndaj ekipit të Tëvë1 në Zveçan

Reagon AGK pas deklaratave për “çanta me pare”: Të ofrohen fakte dhe emra, shqetësuese fushata e VV-së ndaj mediave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën